Më pak se 200 besimtarë në meshën e Krishtlindjes, Papa Françesku jep mesazhin nga Vatikani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Papa Françesku ka mbajtur në Vatikan një meshë më të vogël sesa vitet e mëparshme me rastin e Kristhtlindjes, për shkak të situatës së pandemisë në Itali. Gjithashtu për herë të parë meshën e mbajti para mesnatës.

Gjatë kremtimit të meshës, Ati i Shenjtë i kërkoi besimtarëve që kishin vendosur maskën mbrojtëse, paqe. Ai tha se njerëzit duhet të ndjehen të detyruar të ndihmojnë nevojtarët, sepse vetë Jezusi lindi një i dëbuar i varfër.

Udhëheqësi shpirtëror i 1.3 miliard katolikëve në të gjithë globin kremtoi meshën e prag të Krishtlindjes në bazilikën e Shën Pjetrit.

Mediat e huaja shkruajnë se në kishë ishin më pak se 200 besimtarë, të cilët ishin kryesisht punonjës të Vatikanit.

Të gjithë, përveç Papës dhe korit të vogël, mbanin maska gjatë meshës, e cila filloi dy orë më herët se zakonisht, në mënyrë që edhe numri i kufizuar i njerëzve që morën pjesë, të mund të ktheheshin në shtëpi deri në orën 22:00, kur edhe fillon ora policore e vendosur si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Françesku tha se Krishtlindja duhet të bëjë që të gjithë të reflektojnë mbi “padrejtësinë tonë ndaj kaq shumë vëllezërve dhe motrave tona” në vend që të ndjekin “dëshirën për të pasur sa më shumë”.

“Zoti erdhi mes nesh në varfëri dhe nevojë, për të na thënë se duke u shërbyer të varfërve, ne do të tregojmë dashurinë tonë për të”, tha Papa 84-vjeçar./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Anëtarësimi në BE më pranë se kurrë, pritet hapja e grupkapitullit të radhës

Konferenca e Pestë Ndërqeveritare Shqipëri-BE do të mbahet më 22 Maj në Bruksel, ku pritet hapja e grupkapitullit të...

Shkalla e Parë e dënoi me 1 vit burg, Apeli jep vendimin për Luiz Ejllin

Gjykata e Apelit Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka pranuar kërkesën ankimore të Avokateve Arbër Hoxha dhe Dritan Metani duke ndryshuar vendimin e Gjykatës së...

Putin: Ne dhe Kina do të miratojmë një dokument për parandalimin e nazizmit

Presidenti rus Vladimir Putin tha sot, pas bisedimeve me Presidentin kinez Xi Jinping, se do të miratohet një dokument përfundimtar që do të përqendrohet...

Legjenda Zanetti bekon yllin e Interit: Fiton Champions dhe ‘Topin e Artë’

Javier Zanetti, legjenda e Interit dhe aktualisht zëvendëspresident i klubit, ka shprehur ëndrrën e tij për një kalim simbolik të stafetës: nga një kapiten...

FOTO: Rama parashikon mandatet e PS, shifrat e tij janë befasi totale para 11 majit

Njësoj si katër vjet më parë dhe në të njëjtën vend, kryeministri Edi Rama ka firmosur “memorandumin e Kuçit”, ku ka parashikuar rezultatin e...

Lajme të tjera

Web TV