Në ditën e Krishtlindjes, Taulant Balla i kthen buzëqeshjen familjes Rredhi në Cërrik, i dorëzon çelsat e shtëpisë së re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga kryetri i Bashkisë së Cërrikut, Andis Salla në ditën e Krishtlindjes i ka dorëzuar çelsat e shtëpisë së re familjes Rredhi në Gjyralë të Cërrikut, të cilët jetonin prej kohësh në një banesë të rrënuar.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Balla deklaron se në këto festa i plotësuam dëshirën Gavjotës së vogël për një shtëpi të vogël e të bukur si shumë nga shoqet e saj.
Sipas Ballës, lotët e gëzimit të gjysh Haxhiut ishin shprehja më kuptimplotë e nevojës për t’ju gjendur çdo familje në nevojë.

“Shtëpia e familjes Rredhi është një ndër 22 shtëpitë që janë rikonstruktuar në Cërrik. Falenderoj Kryetarin e Bashkisë për bashkëpunimin e ngushtë që ka pasur me qeverinë dhe pa dyshim Kryeministrin, Edi Rama për përfshirjen në këto projekte të rindërtimit edhe të bashkive që nuk ishin në qarqet e prekura nga tërmeti. Kjo tregon që ne i kemi qendruar fjalën tonë që askush nuk do të mbetet vetëm dhe fjalës që ju dhamë: Që viti ri do tju gjejë në shtëpinë e re, tha Balla.

Postimi i plotë i Taulant Ballës

“Për Krishtlindje në familjen Rredhi në Gjyrale të Cërrikut. I plotësuam dëshirën Gavjotës së vogël për një shtëpi të vogël e të bukur si shumë nga shoqet e saj. Lotët e gëzimit të gjysh Haxhiut ishin shprehja më kuptimplotë e nevojës për t’ju gjendur çdo familje në nevojë? Krishtlindje të gëzuara kudo që jeni.”

Të fundit

Hakmarrja ndaj Trump, Rusia nis 4 bombardues bërthamorë drejt Evropës

Vladimir Putin ka zhvendosur këtë të hënë të paktën katër bombardues të rëndë Tu-95MS më pranë Evropës, sipas një...

Peqin, dhunuan 54-vjeçarin dhe i shkatërruan makinën! Një person në kërkim

Dy persona, babë dhe bir, janë marrë nën akuzë nga Policia e Peqinit, pasi akuzohen se pasi kanë dhunuar e kanosur një 54-vjeçar, i...

Shansi i fundit për Adriatik Lapajn, Kolegji vendos për mandatin

“Shqipëria Bëhet” ka ankimuar vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve të cilët ditë më parë rrëzuan zyrtarisht kreun e KQZ-së Ilrirjan Celibashin, duke...

PS i bëri presion OSBE-së për zgjedhjet? Reagon Ministria e Jashtme

Ministria e Jashtme ka reaguar lidhur me deklaratat e bëra së fundmi nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili tha se mazhoranca përmes ministrit të...

Trump përsërit: Serbia ishte gati të sulmonte Kosovën

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar sërish se ka parandaluar shumë luftëra nëpër botë, përfshirë atë mes Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë të...

Lajme të tjera

Web TV