I riu i bën atentat 34-vjeçares në mes të ditës (video)

Qyteti brazilian i Sao Paulos është tronditur nga një ngjarje tepër e rëndë.

Një i ri, i ka bërë pritë 34-vjeçares, Anna Pola da Silva duke e lënë të vrarë në vend.

Da Silva kishte mbyllur turnin në një dyqan këpucës dhe rrugës për në shtëpi iu bë pritë nga autori i ngjarjes së rëndë, i cili nxori revolën për ta qëlluar në kokë.

Autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes me një biçikletë ndërsa policia nuk ka raportuar për të shoqëruar në komisariat për ngjarjen.

Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes së rëndë, ndërsa pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit.

Gjakftohtësia e tij ka shokuar Brazilin që tregon edhe njëherë se është shteti ku kriminaliteti është në nivele të larta.

KUJDES! PAMJE TË RËNDA