Vuçiç paralajmëroi vaksinimin në Mitrovicë, reagon qeveria e Kosovës: Do marrim masa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria e Kosovës ka reaguar pasi dje filloi vaksinimi i qytetarëve serbë në veri të Kosovës, i organizuar nga Qeveria e Serbisë.

Ekzekutivi ka thënë se ata dhe as Policia kufitare nuk kanë informacione për futjen e vaksinave në Kosovë, ndërsa kanë thënë se do të marrin masa ndaj atyre që e bën të mundur këtë, raporton Gazeta Express.

“Qeveria e Republikës së Kosovës njofton opinionin se në bazë të informatave nga Dogana dhe nga Policia Kufitare, nuk ka të dhëna se në rrugë zyrtare – legale, në territorin e Kosovës kanë hyrë vaksinat kundër Covid-19, për të cilat është thënë se u janë shpërndarë qytetarëve në veri të vendit. Nëse, këto vaksina kanë hyrë në Kosovës përmes rrugëve ilegale, atëherë institucionet e Kosovës do të ndërmarrin masat e nevojshme ligjore ndaj personave të përfshirë në këtë aktivitet ilegal, kontrabandim me barëra”, thuhet në reagimin e Qeverisë.

Zyra e Kryeministrit thotë se “institucionet e Kosovës nuk kanë pasur asnjë komunikim zyrtar me institucionet e Serbisë lidhur me këtë çështje, as të drejtpërdrejtë përmes Zyrave Ndërlidhëse të të dyja vendeve e as me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare”.

“Çdo produkt mjekësor që hyn në Republikën e Kosovës duhet t’i nënshtrohet rregullave të importit, qoftë ai donacion apo import i rregullt, duke pasur autorizim- marketing për produktin, të lëshuar nga AKPPM (Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale). Nëse një produkt nuk e respekton këtë procedure të rregullt, ai konsiderohet produkt ilegal. Ndërsa organet kompetente ndërmarrin veprimet e duhura ligjore”, thuhet në reagim.

Dje Presidenti i Serbisë, Aleksadar Vuçiç deklaroi se në veri të Kosovës ka filluar vaksinimi kundër koronavirusit, me vaksinën e kompanive Pfzer/BioNTech, e cila para disa ditëve ka arritur në Serbi. “Vaksinimi ka filluar në Leposaviç. Sot do të arrijë edhe në Mitrovicë. Kjo vaksinë është per personat mbi moshën 75-vjeçare. T’i ruajmë së pari ata, e më pas edhe të tjerët”, ka deklaruar Vuçiç të premten në aeroportin ushtarak në Batajnicë.

Të fundit

Lirohet nga detyra prefekti i qarkut të Kukësit, ja kush e zëvendëson (EMRI)

Prefekti i Kukësit, Agron Geca është liruar nga detyra e tij si përfaqësues i kryeministrit në Kukës. Në mbledhjen e...

Frika nga tërmetet në Santorini, largohet 2/3 e popullsisë

Dy të tretat e 16,000 banorëve të Santorinit janë larguar pas lëkundjeve sizmike të vazhdueshme që kanë tronditur ishullin për 13 ditë, duke vazhduar...

Si ta provoni telefonin inteligjent Android nga vjedhjet me tre veçori të reja

Shpesh, në gjysmë të rrugës mes naivit dhe romantikës, ne ende e quajmë atë një "celular", sikur funksioni kryesor i shoqëruesit tonë (gjithashtu) besnik...

Cilët janë faktorët që kanë rënduar skemën e pensioneve?

Kryeministri Rama ka njoftuar sot reformimin e skemës së pensioneve, në përpjekje për të rritur pensionet, “teksa kolapsi i vitit 2014”, siç ai e...

“Trump s’ka kohë për mua”, Berisha pranon se non grata “do kohë të hiqet”

Udhëtimi i pari jashti shtetit pas shumë kohësh duket se ka rimbushur me energji Sali Berishën. “Udhëtimi im, drejt Berlinit ishte udhëtim drejt fitores. Presim...

Lajme të tjera

Web TV