Aksident i rëndë në Berat, shoferi bllokohet brenda mjetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Poliçan në vendin e quajtur Uznovë e Madhe.

Dy automjete janë përplasur kokë më kokë dhe shkak mendohet se është bërë lagështia në rrugë.

Të përfshirë në aksident kanë qenë një mjet tip “Benz” me tagra AA 462 AM dhe një makinë tip “Honda” me targa AA 259 FT.

Si pasojë e këtij aksidenti ka ngelur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit tip “Honda”, Altin Hoxha 41 vjeç e cila kishte përfunduar në kanal. Sakaq mjeti tjetër furgon nga goditja është përmbysur.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit që kanë bërë të mundur nxjerrjen e drejtuesit të mjetit, si dhe ambulanca që ka transportuar drejtuesin e mjetit për në spitalin rajonal të Beratit. Policia ka nisur menjëherë hetimet në lidhje me ngjarjen./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

Presidenti Duka uron Vllazninë për kualifikimin: “Shpresojmë për një rrugëtim të gjatë”

Vllaznia u kualifikua për në turin e dytë të Conference League pasi eleminoi lituanezët e Daugavpils. Pas suksesit 2-4 në Riga, Presidenti i Federatës...

Lajme të tjera

Web TV