Kryebashkiakja e Dimalit, nën akuzë për shpërdorim detyre! Dosja përcillet në SPAK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një kallëzim penal ndaj kryetares së Bashkisë Dimal, Juljanaj Memaj, është regjistruar në 25 Nëntor 2020 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat. Ajo është akuzuar nga shtetasi Petrit Baho,banues në fshatin Poshnje për: shpërdorim detyre,shkatërrim i pronës private,mashtrim dhe falsifikim. Prokuroria e Rrethit Berat,për shkak të moskopetencës e ka përcjellë kallzimin penal në SPAK. Ky kallzim penal,me nr.protokolli 3676 ka kaluar për kopetencë në SPAK në 02.12.2020.

Denoncimi është bërë nga 60-vjeçari Petrit Baho, i cili deklaron se i është shkatërruar prona nga fadromat e bashkisë në 23 Nëntor 2020 dhe pas kësaj bashkia i ka dhënë leje një tjetër qytetari të vijojë ndërtimet në këtë pronën e tij.

Në kallzim thuhet se:-“Shtetasi Petrit Baho,i datëlindjes 24.01.1960,lindur dhe banues në fshatin Poshnje,është pronar i pasurisë së paluajtshme me nr.455/12,e llojit “truall dhe godinë 2 KT”,me sipërfaqe 97.6 m2 dhe prona është e regjistruar në zonën kadastrale 3032 në Poshnje. Për këtë pronë,Petrit Baho është i pajisur edhe me çertifikatë pronësie.

Në 25 Nëntor 2020,me një njoftim të firmosur nga kryebashkiakja Juljana Memaj për lirimin e hapësirave publike,pranë banesës së tij janë paraqitur disa persona si punonjës të bashkisë dhe pa asnjë dokumentacion ligjor kanë filluar të prishin disa prona aty pranë dhe më pas kanë filluar të prishin edhe objektin me dokumentacion të rrrgullt të shtetasit Petrit Baho. Pasi është njoftuar policia,e cila nuk ka ndërhyrë,shtetasi Petrit Baho i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat për marrjes e masës së sigurimit të padisë. Pak ditë më vonë,mbi pronën e tij ka filluar punimet (që po vijojnë ende) qytetari Ramadan Baho,që pretendon se ka marrë leje nga bashkia”.

Lexo edhe :  Shtyhet gjyqi për vrasjen e Martin Canit, Mario Përlleshaj nuk paraqitet në seancë

Në lidhje me shkatërrimin e pronës së tij private,Petrit Baho ka kallzuar penalisht jo vetëm kryebashkiaken Juljana Mema por edhe dy punonjësit e bashkisë Dimal: Agim Çuni dhe Pandi Pilo për: shpërdorim detyre,shkatërrim i pronës private,mashtrim,falsifikim,kanosje dhe shpifje. I akuzuar për: ndërtim të paligjshëm,shkatërrim prone dhe falsifikim është edhe shtetasi Ramadan Baho,i cili është favorizuar dhe lejuar nga bashkia Dimal të ndërtojë në pronën e Petrit Bahos.
Petrit dhe Burbuqe Baho i bëjnë apel shtetit të ndërhyjë menjëherë për zgjidhje,pasi siç shprehen ata “bashkia po i vret”. Bashkëshortët Baho pohojnë se, janë kërcënuar nga shumë persona dhe deklarojnë se kryebashkiakja Mema ka marrë 20 mijë paund nga Ramadan Baho, me qëllim favorizimin e tij për ndërtim./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Nuk e quajta baba”, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s sqaron komentet për Trump

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, mohoi se e ka quajtur Presidentin Donald Trump “baba” në një intervistë...

Pesë pikat kryesore/ Çfarë u mësua nga samiti i NATO-s?

Samiti i NATO-s, i mbajtur në Hagë, ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme të 32 vendeve anëtare të aleancës dhe konsiderohet si më...

Berlin 1963: Fjalimi i Kenedit “Ich bin ein Berliner”, një simbol i Luftës së Ftohtë

26 qershor 1963 Më 26 qershor 1963, gjatë një vizite historike në Berlinin Perëndimor, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, John F. Kennedy, mbajti një nga...

Horoskopi ditor, 26 Qershor 2025

Dashi Dashuria: Mos i kushtoni shumë vëmendje formës, por mbani në mend substancën, ajo që ju nevojitet është një person që varet nga ju. Keni...

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me praninë e aktores Macha Méril. Prodhimi...

Lajme të tjera

Web TV