Vaksinimi masiv/ Shefja e Europol: Krimi i organizuar do të përpiqet të shesë prodhime false

epa08638830 Executive Director of EUROPOL and former boss of Belgium Police, Catherine De Bolle attends a hearing on Chovanec case by Interior and justice committee of Belgium Federal Parliament in Brussels, Belgium, 01 September 2020. The proceedings involve the case of the Slovakian businessman Jozef Chovanec, who died in 2018 after a crackdown in a police cell at Charleroi airport, when Jan Jambon, now Flemish Minister president, who testified was Federal Minister of the Interior. Slovakia's foreign minister has condemned the violent treatment of a Slovak citizen by police officers at the Belgian airport and demanded a thorough investigation. EPA/OLIVIER HOSLET

Shefja e Europol, Catherine de Bolle për një media gjermane Funke-Mediengruppe ka paralajmëruar shtetet e BE të kenë kujdes nga krimi i organizuar në nisje të vaksinimit masiv ndaj COVID-19.

Sipas de Bolle, krimi i organizuar do të përpiqet që nëpërmjet mashtrimit të përdorë këtë fushatë duke ofruar vaksina jo origjinale, pra false.

Ajo thotë se një gjë e tillë mund të ndodhë shumë lehtë nëpërmjet mediave sociale, dhe shtetet e BE duhet të jenë vigjilente.

Po ashtu ajo thotë se ka gjasa që vaksinat mund të vidhen, dhe Europol ka identifikuar pikat më të ‘nxehta’ se ku mund të ndodhë kjo prandaj ka marrë masat.

Ne tashmë u kemi dërguar një paralajmërim Shteteve Anëtare, duke u bërë thirrje atyre që të jenë shumë vigjilentë. Ekziston një rrezik real që grupet kriminale po përpiqen të shfrytëzojnë nevojën për vaksinë për krimet e tyre. “- tha de Bolle.