Manastiri Westminster, shenjtërimi i vendit ku u pa vizioni i Shën Pjetrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në dhjetor 1065, në Londër, shenjtërohet Manastiri Westminster, i njohur si Westminster Abbey. Sipas gojëdhënës, më shumë se 1 mijë vjet më pare, një peshkatar në lumin Thames pa vizionin e Shën Pjetrit në breg.

Manastiri u ngrit pikërisht në vendin ku u shfaq Shën Pjetri; kjo është arsyeja përse peshkatarët e kanë bërë zakon që t’i dhurojnë peshq salmon çdo vit këtij manastiri. Historikisht, Westmister Abbey u themelua në vitet 960 nga Shën Dunstan, i ndihmuar nga mbreti Edgar, për të strehuar një komunitet murgjësh.

Në vitin 1042, mbreti Edward filloi restaurimin a rindërtimin e manastirit të Shën Pjetrit në Westminster Abbey. Punimet përfunduan në vitin 1090, por objekti u shenjtërua më parë, 28 dhjetor 1065, vetëm një javë para vdekjes së mbretit Edward më 5 janar 1066. Një javë më vonë mbreti u varros në këtë kishë, dhe nëntë vjet më vonë gruaja e tij, Edith u varros pranë tij. Që nga ajo kohë, monarkët britanikë janë varrosur në Westminster Abbey.

***

Abbey Westminster është një tempull i madh me emrin zyrtar Kisha Kolegjiale e Shën Pjetrit në Westminster. Kjo është një strukturë gotike e vendosur në perëndim të Dhomave të Parlamentit në zonën qendrore të Londrës, Westminster. Këtu deri në vitin 1539 kishte një vendbanim manastiri benediktin, derisa manastiri u shfuqizua.

Midis 1540 dhe 1556, kisha kishte statusin e një katedrale. Por, përkundër emrit të saj aktual, Abbey Westminster zyrtarisht nuk është as një abaci dhe as një katedrale. Që nga viti 1560, Elizabeta I lëshoi një statut të posaçëm mbretëror për kalimin e kishave Angleze në statusin e Veçantës Mbretërore (veçantia mbretërore, klasa), sipas së cilës dekani dhe krerët e kishave të mbretërisë i binden monarkut, dhe jo peshkopit.

Të fundit

Si mashtrohet shqiptarët me ilaçet? Përdoret imazhi i mjekëve

Nën ndikimin e rrjeteve sociale dhe montazheve abuzive që u bëhen imazheve të mjekëve të njohur për qëllimi përfitimi...

Vatër e madhe zjarri në Mirditë, flakët përfshijnë pyllin me pisha

Një vatër zjarri ka rënë pasditen e së enjtes (7 gusht) në fshatin Vjollcë (Malaj) të Mirditës. Menjëherë pas njoftimit, forcat zjarrfikëse janë nisur drejt...

Kompjuter në shtëpi, dy qytetet shqiptare që e përdorin më shumë

Digjitalizimi i parë nga numri i familjeve me kompjuter është më i lartë në bashkitë e mëdha të vendit në raport me ato të...

Kujtohen sot 4 Dëshmorët e Atdheut që u vranë nga Dritan Dajti

Sot mbushen plot 16 vite nga një prej ngjarjeve më të rënda në historinë e Policisë së Shtetit. Më 7 gusht të vitit 2009,...

Zjarri në pyllin me pisha mes Patosit e Mallakastrës, Balluku nxjerr pamjet

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka ndarë pamjet e zjarreve në pyllin me pisha mes Patosit e Mallakastrës dhe thotë se ekipet e Emergjencave Civili të...

Lajme të tjera

Web TV