Aksident fatal në Tiranë/ Makina del nga rruga dhe i kushton jetën 46-vjeçarit

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme (30 dhjetor) në Tiranë në vendin e quajtur Bishti i Zhurit ku humbi jetën drejtuesi i mjetit.

Ngjarja ndodhi në orën 23:20 ku mjeti me drejtuesin me iniciale A.F., 46 vjeç doli nga rruga e për pasojë ndërroi jetë.

“Me datë 29.12.2020, rreth orës 23:20, në vendin e quajtur “Bishti i zhurit”, mjeti me drejtues shtetasin A.F., ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i mjetit shtetasi A.F., 46 vjeç” – njofton policia.

Vijon puna me grupin hetimor dhe shërbimet e policisë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes .

Pa.Va/Fjala.al