Aksident i rëndë në aksin Durrës-Tiranë, dyshohet për të plagosur

Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në aksin rrugor Durrës-Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se në aksident janë përfshirë pesë automjete dhe dyshohet edhe për të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Maminas, ndërsa dyshohet se shkak mund të jetë bërë shpejtësia dhe lagështia në rrugë.

Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e shkaqeve të plota të aksidentit.

Më poshtë mund të shihni edhe pamje nga vendi i ngjarjes të siguruara nga “Fjala.al”.

/Bl.Ba/Fjala.al