Anëtarët e kabinetit qeveritar në shënjestër të shpërthimeve në Jemen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa shpërthime kanë tronditur aeroportin në qytetin Aden të Jemenit menjëherë pasi një aeroplan ku ndodheshin anëtarë të qeverinë së re mbërriti nga Arabia Saudite.

Raportohet për së paku dhjetë të vrarë dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.

Kryeministri, Maeen Abdulmalik Saeed, dhe anëtarët e kabinetit thuhet se shpëtuan dhe u dërguan në një pallat presidencial.

Ministri i Informacionit tha se shpërthimet ishin rezultat i një “sulmi frikacak terrorist” nga rebelët Huthi.

Kabineti i ri i kryeministrit Saeed u formua si një përpjekje për të përfunduar një përçarje midis forcave besnike ndaj presidentit Abdrabbuh Mansour Hadi dhe forcave separatiste të Këshillit Tranzitor Jugor (STC).

Ata supozohet të jenë aleatë në luftën civile kundër lëvizjes Huthi, e cila kontrollon kryeqytetin Sana dhe pjesën më të madhe të Jemenit veri-perëndimor.

Jemeni është shkatërruar nga një konflikt që u përshkallëzua më 2015, kur një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite filloi një operacion ushtarak për të mposhtur rebelët Huthi dhe për të rivendosur sundimin e presidentit Hadi.

Luftimet thuhet se kanë lënë më shumë se 100.000 njerëz të vdekur, si dhe kanë shkaktuar katastrofën më të rëndë humanitare në botë.

Konflikti po ashtu është zgjeruar përtej kufijve të Jemenit, ku rebelët Huthi kanë kryer sulme me dronë dhe raketa kundër Arabisë Saudite./rel

Të fundit

Ambasada Amerikane u bën thirrje amerikanëve në Shqipëri: Kujdes, disa zona…

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë po ndjek nga afër situatën me zjarret në zona të ndryshme të...

Këshilli i Sigurisë Kombëtare s’do të mblidhet tani, janë në terren

Shqipëria është mbërthyer nga flakët ndërsa të gjithë kërkojnë që Këshilli i Sigurisë Kombëtare të mblidhet me urgjencë. Sipas raportimeve në media, Këshilli i Sigurisë...

Duke e thirrur pushtetin e Ramës me ‘Regjim’, po e forcojnë

Nëse ka ndonjë popull që e njeh dhe e ka përjetuar mirë “Regjimin”, ky padyshim është populli shqiptar. Shqiptarët kanë jetuar në një ndër...

Zjarret, dy “Black Hawk” nga Emiratet zbarkojnë në Shqipëri

Emiratet e Bashkuara Arabe (UAE) i vijnë në ndihmë Shqipërisë për situatën e paprecedentë të zjarreve këtë vit, me dy helikopterë Black Hawk të...

Ilir Meta mbetet në burg sepse “intimidon dëshmitarët”

Ish-presidenti Ilir Meta do të vijojë qëndrojë në qelitë e paraburgimit 313. Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme Erjon Çela rrëzoi kërkesën e Metës për...

Lajme të tjera

Web TV