Kreu i OBSH-së: Vaksinimi i gjithë botës do të marrë kohë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus paralajmëroi se do të duhet kohë për ta vaksinuar botën kundër koronavirusit të ri, duke u bërë thirrje njerëzve që t’u përmbahen masave të provuara që i mbajnë të sigurtë kundër pandemisë globale.

Ai publikoi një video-deklaratë një ditë përpara përvjetorit të parë që kur u raportua grupi i parë i rasteve me “pneumoni me shkaktar të panjohur”, më vonë i identifikuar si koronavirus i ri, SARS-CoV-2, që çoi në pandeminë COVID-19.

Më 31 dhjetor të vitit të kaluar, nuk kishte raste të njohura jashtë Kinës të asaj që tani quhet COVID-19. Por sot, ka më shumë se 82 milionë raste dhe mbi 1,8 milion vdekje globale të konfirmuara, sipas Universitetit Johns Hopkins në SHBA.

“Vaksinat ofrojnë një shpresë të madhe për të kthyer rrjedhën e pandemisë”, tha shefi i OBSH-së, duke përsëritur se “ka dritë në fund të tunelit”.

Për t’i mbrojtur të gjithë, bota duhet të sigurojë që të gjithë njerëzit në rrezik të vaksinohen kudo, jo vetëm ata në vendet që kanë mundësi për ta siguruar vaksinën.

“Do të duhet kohë për t’i vaksinuar të gjithë kundër COVID-19. Ne duhet të vazhdojmë t’u përmbahemi masave të provuara që na mbajnë të gjithëve të sigurtë”, tha Tedros, duke mos dhënë ndonjë parashikim se kur mund të ndodhë që e gjithë bota të vaksinohet.

“Kjo nënkupton ruajtjen e distancës fizike, mbajtjen e maskave të fytyrës, praktikimin e higjienës së duarve dhe frymëmarrjes”, shtoi ai.

Shefi i OBSH-së theksoi se për t’i imunizuar të gjithë në rrezik, urgjentisht duhen mbi 4 miliardë dollarë për COVAX Facility, iniciativë globale që bashkon qeveritë dhe prodhuesit, “për të blerë vaksina për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme të ulëta”.
Ai gjithashtu tha se ngjarjet e vitit 2020 kanë treguar që qeveritë duhet të rrisin investimet në shëndetin publik.

Lexo edhe :  Zbulohet ku do të zhvillohen bisedimet SHBA-Izrael për armëpushimin në Gaza

Kjo përfshin financimin e qasjes në vaksinat COVID-19 për të gjithë njerëzit dhe bërjen e sistemeve shëndetësore më të përgatitura për të parandaluar dhe për t’iu përgjigjur pandemisë së ardhshme të pashmangshme.

Të fundit

‘Ferr’në Tokë/ Rekord nxehtësie, temperaturat arrijnë në 50 gradë Celsius

Ministria e mjedisit e Turqisë tha se meteorologët kishin regjistruar një temperaturë prej 50.5 gradë Celsius në juglindje të...

Moderatorja e njohur largohet nga televizioni pas shtatë vitesh, ja arsyeja

Pas shtatë vitesh qëndrese, sfidash dhe emocione, Argjira Spanca ka njoftuar largimin e saj nga emisioni “E Diell” në Top Channel. Në një postim prekës...

Grenell reagon për Thaçin: E turpshme që po mbahet ende në burg

Ish i dërguari i SHBA-ve për Kosovën, Richard Grenell, ka theksuar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se “është shumë e turpshme” që Hashim...

OBSH: Kequshqyerja në Gazë po prek “nivele alarmante”

Niveli i kequshqyerjes në Rripin e Gazës ka arritur në “nivele alarmante”, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), dhe që “bllokada e qëllimshme”...

Realizohet ndërhyrja e avancuar neurokirurgjikale në Spitalin Memorial të Fierit

Një ndërhyrje e avancuar neurokirurgjikale që i ktheu shpresën për jetë një pacienti 75-vjeçar, pas një goditjeje të rëndë në tru është realizuar për...

Lajme të tjera

Web TV