Në Greqi ka nisur vaksinimi, ku krahas personelit shëndetësor, kanë qenë edhe zyrtarë të lartë ata që e kanë marrë vaksinën e BionTech/Pfzier. Ndërkohë vaksinat janë shpërndarë në disa spitale të Greqisë si në atë Janinës, Larisës, Selanikut, dhe Patras.
Gazetari i Top Channel në Greqi, Artur Bibe në një lidhje për “Wake Up”, dha një lajm të mirë për sa i përket procesit të vaksinimit në Shqipëri.
“Greqia ka premtuar lobim të fuqishëm për vendet e Ballkanit Perëndimor, që nuk janë shumë popullsi. Pra, Greqia është një vend që për arsyet e saj politike, ka vendosur të lobojë fuqishëm në BE për të prodhuar një sasi vaksinash për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Kemi edhe informacione të tjera më të mira. Besoj se është siguruar një sasi vaksinash dhe brenda janarit do vijnë në Shqipëri.
Pala greke ka premtuar se do të sigurojë një sasi vaksinash, të cilat do ua japë autoriteteve shqiptare dhe natyrisht do të përdoret edhe nga minoriteti grek aty. Pra Greqia mundohet të mbështesë edhe minoritetin, edhe vendet e Ballkanit.
Gjithashtu kemi një lajm akoma të mirë, që brenda marsit, në procesin e ri të hapjes së punonjësve sezonal, Greqia do të vërë në dispozicion të autoriteteve shqiptare një sasi vaksinash për punonjësit sezonal që do të shkojnë në Greqi”, bëri të ditur gazetari Bibe.
Pa.Va/Fjala.al