Masakra ndaj çiftit Pasho/ Elona Kaleshi bashkëpunoi, dëshmojnë fqinjët: Pashë vajzat që dilnin nga banesa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elona Kaleshi ka pasur të paktën një bashkëpunëtore tjetër vajzë në kryerjen e vrasjes së dyfishtë të Shpëtimit dhe Teuta Pashos, bashkëshortëve shqiptarë të vrarë dhe të copëtuar ku ishin vendosur në katër valixhe. Këto të fundit u gjetën midis 10 dhe 16 dhjetorit të këtij viti në një fushë ngjitur me burgun e Sollicciano.

Njëri nga tre dëshmitarët në pallatin ku ka ndodhur krimi pohon se ka parë të vajzat të dalin nga banesa, duke treguar edhe njëherë se Elona Kaleshi nuk ka vepruar e vetme por me të paktën një bashkëpunëtore tjetër grua.

Njëra prej tyre, për karabinierët dhe zv. prokuroren Ornella Galeotti, është Elona Kalesha, e arrestuar më 22 dhjetor dhe në atë kohë e dashura e Taulant Pasho, djalit të çiftit të vrarë.

Por nëse Elona kishte vërtet një rol në vrasjen e dyfishtë, një grua tjetër mund ta ketë ndihmuar atë në trasportimin e valixheve.

Për më tepër, askush nuk beson se ish e dashura mund të kishte bërë gjithçka vetëm, madje duke pranuar që Shpëtim Pasho u vra në gjumë me një goditje në fyt. Gruaja ka shenja dhe hematoma të një rrahje të rëndë, aq sa edhe mund t’i ketë shkaktuar vdekjen.

Për këtë arsye, prokurorja Galeotti së shpejti do të shkojë në Zvicër për të marrë në pyetje Taulant Pashon në burgun e Aarau, ku ai po kryen dënimin për vjedhje. Kjo nuk do të thotë që djali i çiftit të vrarë po hetohet, por ai mund të dinte elementë të dobishëm për rindërtimin e historisë.

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV