Veliaj: Jemi përballur çdo vit me fatkeqësi, por gjithmonë jemi ringritur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputeti i PS Xhemal Qefalia vizituan sot dy familjet e Hider Danit dhe Dan Danit nga fshati Çerkezë e Zall Herrit, të cilat morën sot pronësinë e banesës së rindërtuar.

Kryebashkiaku tha se tërmetet kërcënojnë kudo dhe qeveria është testuar thuajse çdo vit nga fatkeqësitë natyrore, por diferencën e ka bërë mënyra se si i ka menaxhuar ato. Kryefamiljari Dani u shpreh i lumtur nga ndihma e qeverisë dhe e bashkisë, si dhe shprehu falenderimet për të gjithë ata që punuan për rindërtimin e shtëpive para ardhjes së Vitit të Ri.

Sot solidarizohemi me miqtë tanë në Kroaci, të cilët po përjetojnë diçka që ne e kemi kaluar vetë. Tërmeti i prek të gjithë pa dallim. Kur erdhëm në qeveri patëm përmbytjet nga Vjosa në Novoselë, Fier dhe Darëzezë, pastaj tërmeti dhe tani pandemia. Jemi testuar çdo vit nga një fatkeqësi natyrore. Por pyetja është: “Do bëjmë fjalë si do i nxjerrim sytë njëri-tjetrit, apo do bëjmë ndonjë punë që të mbetet?” Ne kemi vendosur të bëjmë punë”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku tha se motoja e kësaj qeverie është vetëm puna, e cila edhe në këto prag festash të fundvitit nuk do ndalet, për të bërë të mundur që sa më shumë familje të gëzojnë Vitin e Ri në shtëpitë e reja.

Jam shumë krenar për skuadrën tonë! I falenderoj të gjithë ata që kanë kontribuar! E di që një pjesë e madhe e stafit do vazhdojë të punojë deri në mesnatën e datës 31 Dhjetorit, për t’u gdhirë në mëngjes, dhe për të filluar punën aty ku e lamë një ditë më parë. Mund të jetë Viti i Ri, por as tërmeti dhe as pandemia nuk njohin festa. Motoja jonë është puna, puna, puna! Puna do flasë më mirë se çdo gjë tjetër, sa herë që popullit do t’i duhet të japë vendimin e tij për mënyrën si po ecin gjërat në vend”, tha Veliaj.

Lexo edhe :  "Do të kemi një ditë të dytë vere"/ Berisha: Votoni për pensionet, rrogat dhe bizneset

Në njësinë Zall Herr është parashikuar rindërtimi i 44 shtëpive./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Zyrtare: Carlo Ancelotti merr drejtimin e kombëtares më elektrizuese në botë!

Carlo Ancelotti është zyrtarisht trajneri i ri i Kombëtares së Brazilit. Trajneri aktual i Real Madridit do të marrë...

Serbi-Shqipëri, më në fund FSHF tregon se si do të shiten biletat! Do ketë short…

Për shkak të interesit të jashtëzakonshëm për ndeshjen Shqipëri – Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026, Federata e Futbollit njofton se...

Evi Kokalari sulmon Berishën: S’të vodhi Rama, humbe se vodhe vetë demokratët

Aktivistja Evi Kokalari ka akuzuar drejtpërdrejt Sali Berishën për humbjen në zgjedhjet e fundit. Përmes një reagimi në facebook, Kokalari shkruan se faji për humbjen...

Dy lojtarë gjermanë me një agjent, Bayern bëhet gati për dy firma të reja

Leroy Sané dhe Jonathan Tah kanë një gjë të përbashkët, agjentin. Ai quhet Pini Zahavi dhe është ndër emrat më të njohur në treg. Ka...

Amber Heard bëhet nënë për herë të dytë, ja emrat e veçantë të dy binjakëve të saj

Aktorja e famshme Amber Heard ka befasuar ndjekësit e saj në Ditën e Nënës me një lajm të ëmbël: ajo ka mirëpritur binjakë, një...

Lajme të tjera

Web TV