Histori dhe legjenda për bredhin e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekzistojnë pemë të çdo lloji, me dimensione dhe materiale të ndryshme, mund të zbukurohen ashtu siç dëshironi, duke i dhënë liri të plotë fantazisë, globe me ngjyra, kambana, engjëj, babagjysh, shirita, fjongo, drita, lule dhe lista është shumë e gjatë, pasi çdo gjë që dëshironi mund të bëhet zbukurim për pemën tuaj.

Origjina e pemës së Vitit të Ri vjen nga Egjipti i vjetër. Në fakt për egjiptianët kishte një vlerë për të dekoruar piramidat e vogla prej druri, për më tepër ato e konsideronin bredhin simbol të lindjes, sepse sipas traditave të tyre, në rrënjët e tij kishte lindur Perëndia Biblos.

Në Greqinë antike, bredhi ishte pema e shenjtë e perëndeshës Artemide, ndërsa në Azinë veriore bredhi konsiderohej si një pemë kozmike, e mbjellë në qendër të universit dhe simbol i evolucionit.

Në Europë popujt e lashtë festonin solsticin dimëror duke mbjellë përpara shtëpive të tyre bredha.

Martin Luther futi bredhin e zbukuruar me qirinj të ndezur të cilët simbolizonin dritën e Krishtit ndaj njerëzimit. Deri në shekullin XIX pema e Vitit të Ri mbeti një traditë tipike e jugut të Europës dhe në veçanti në qytetin në jug të lumit Reno.

Për katolikët, në fakt pema e Vitit të Ri ishte një traditë pagane dhe protestuese. Në veriun e Europës u përhap kjo traditë duke filluar nga kongresi i Vienës kur një princeshë austriake dëshironte të adaptonte në pallatin e saj bredhin dhe dekoracionet.

Ka disa legjenda të cilat flasin për bredhin e Krishtlindjeve

Në mesjetë një murg anglez, San Bonifiacio organizoi meshat kristiane në Francë dhe Gjermani. Gjatë udhëtimeve të tij në Gjermani pa disa pagan nën një pemë të cilët po sakrifikonin një fëmijë, për hir të perëndisë Thor (perëndi e Vikingëve), i shenjti për të ndalur këtë sakrificë i dha një grushtë të fortë pemës e cila u rrëzua në tokë dhe në vend të saj mbolli një bredh. Murgu shpjegoi për grupin pagan se bredhi ishte simbol i jetës së Krishtit.

Të fundit

Përleshjet me emigrantët, Trump: Mobilizojmë 2 mijë trupa të gardës kombëtare

Dy mijë trupa të garës kombëtare amerikane do të mobilizohen me urdhër të presidentit Donald Trump, teksa agjentët federalë...

“Futbollistët tanë mezi shpëtuan jetët e tyre”/ Mediat serbe e bëjnë dramë: Ishte terror

Mediat serbe duket se kanë qenë shumë ‘kreative’ me titujt për lajmet e ndeshjes së sotme në Tiranë, në përballjen Shqipëri-Serbi, me rezultatin 0-0. Kurir...

“Doja ta gjuaja penalltinë”/ Asllani: Kur trajneri thotë është ky, nuk kemi çfarë bëjmë

Pas ndeshjes foli Kristjan Asllani. Mesfushroi i Interit tregoi edhe dëshirën që kishte për të gjuajtur penalltinë, që u humb më pas nga Manaj. “Besoj...

Vietnam 1972/ Djegia me napalm, fotoja me vajzën që klithte tronditi botën

Imazhi u bë një nga simbolet më ikonike dhe të fuqishme, duke ndikuar në opinionin publik global dhe lëvizjet kundër luftës. Nga Leonard Veizi Ajo vraponte....

Masat për ndeshjen Shqipëri-Serbi, Proda falënderon efektivët dhe qytetarët

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, iu ka dërguar një mesazh falënderimi strukturave që u angazhuan në zbatimin e planit të...

Lajme të tjera

Web TV