Samuel Little: Vrasësi më i tmerrshëm në historinë e Amerikës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sameul Little, një burrë i quajtur nga FBI si vrasësi më i tmerrshëm serial në historinë e SHBA-së ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare.

Little vdiq në një spital në Kaliforni në mërkurën. Ai kishte marrë një dënim të përjetshëm për vrasjen e tre grave, por më herët ai kishte rrëfyer se në periudhën nga viti 1970 deri në 2005 kishte vrarë 93 gra.

Little shënjestronte individë të dobët, shumica e të cilave ishin punonjëse seksi apo përdoruese droge.

Pasi Little i gjuante viktimave të tij me grushta ai i mbyste ato duke mos lënë asnjë shenjë të dukshme që mund të tregonin se këta persona ishin vrarë nga dikush.

Shkaqet e një pjese të madhe të këtyre vdekjeve ishin cilësuar si mbidozë aksidentale dhe si pasojë nuk hetoheshin. Sipas agjencisë amerikane, disa trupa të të vdekurve nuk u gjetën kurrë.

Little u arrestua në vitin 2012 për një akuzë droge në shtetin e Kentakit dhe u dërgua në Kaliforni, ku autoritetet i morën ADN-në për ta testuar. Rezultatet e ADN-së e lidhën atë me tre vrasje të viteve 1987 dhe 1989.

Ai e shpalli veten të pafajshëm gjatë seancës gjyqësore, por autoritetet e dënuan me burgim të përjetshëm.

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV