Domatja është frut apo perime? Shkencëtarët thonë si qendron e vërteta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkenca thotë që domatja është një frut. Të gjitha frutat kanë një ose disa fara në brendësi të tyre dhe rriten nga lulja e një bime.

Si çdo frut tjetër, domatja formohet nga lulet e vogla të verdha në vreshta dhe përmban fara të shumëta.

Këto fara mund të përdoren për mbjelljen e bimëve të tjera të domateve.

Disa varietete të tjera moderne domatesh janë kultivuar në mënyrë të atillë që të mos prodhojnë fara.

Pavarësisht varietetit, në aspektin botanik domatja vazhdon të konsiderohet një frut.

Sipas agroweb.org, në kuzhinë nga ana tjetër, domatja renditet krahas perimeve dhe kjo i ka dhënë asaj reputacionin e një perimeje.

Çështja në fjalë ka përfunduar edhe në Gjykatën Supreme të Shteteve të Bashkuara.

Në vitin 1893, një importues domatesh iu drejtua gjykatës me pretendimin se domatja duhet klasifikuar si frut dhe kërkoi uljen e tarifës së importit.

Gjykata vendosi që domatja të klasifikohej si perime në bazë të përdorimit në kuzhinë dhe jo klasifikimit botanik.

Domatja, nuk është i vetmi ushqim që vazhdon të vuajë një krizë identiteti.

Fruta të tjera që konsiderohen si perime janë: kastraveci, kungulli, speci, patëllxhani, bamja.
l.m/Fjala.al

Të fundit

Frika ‘pushton’ iranianët: Nuk kemi ku të fshihemi!

Frika dhe pasiguria po përfshijnë qytetet më të mëdha të Iranit, teksa Izraeli ka paralajmëruar se do të vijojë...

I biri i dedikon mesazhin prekës Ilir Shqinës: Do kem nevojë për ty…

Disa ditë pas ndarjes nga jeta të diplomatit të shquar, Ilir Shqina, djali i tij Darien, ka ndarë me publikun disa fjalë zemre për...

Netanyahu: Ata i qëllojnë gratë thjesht se i kanë flokët e zbuluara

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i tha Fox News të dielën se ai nisi sulmet ajrore kundër Iranit për të parandaluar “një holokaust bërthamor”, duke...

Trump: Përfshirja ime në konfliktin Izrael-Iran është e mundur

Presidenti amerikan, Donald Trump pranoi se përfshirja e SHBA-së në konfliktin midis Izraelit dhe Iranit është një mundësi, gjatë një interviste telefonike me televizionin...

Dalin raportimet e para: Mbi 400 persona të vrarë nga sulmet izraelite në Iran

Të paktën 406 persona janë vrarë nga sulmet izraelite në Iran, tha një grup për të drejtat e njeriut. Sipas mediave të huaja, aktivistët e...

Lajme të tjera

Web TV