Të shtëna me armë në Pejë, plagosen babë e bir dhe nipi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

ë shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Pejë. Si pasojë, tre persona kanë mbetur të lënduar.

Të plagosur kanë mbetur babë e bir dhe nipi, ndërkohë, policia ka arrestuar të dyshuarin lidhur me këtë ngjarje.

Sipas të dhënave nga Policia e Kosovës, dy prej të plagosurve janë në gjendje më të rëndë dhe po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, ndërkaq njëri nga ta në Spitalin e Pejës.

“Rreth orës 21:00 në rrugën Vëllezërit Gërvalla në Pejë ka pasur gjuajte me armë zjarri ku tre persona janë plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë janë duke u dërguar në QKUK kurse tjetri në spitalin rajonal të Pejës”, kanë deklaruar nga Policia.

I dyshuari plagosi me armë zjarri babë e bir nga Peja, Sh.D dhe A.D. nga e gjithë kjo ngjarje pësoi edhe nipi i Sh.D., F.D., i cili mbeti po ashtu mbeti i plagosur

Ndërkohë, pas pak kohe, policia arrestoi edhe të dyshuarin lidhur me këtë rast. I dyshuari është djali i një biznesmeni nga Deçani.

Djali i biznesmenit deçanas, A.R – M.R, plagosi me armë zjarri babë, bir e nip nga Peja, Sh.D dhe A.D. Nga e gjithë kjo ngjarje pësoi edhe nipi i Sh.D, F.D, i cili mbeti po ashtu i plagosur.

M.R, djali i biznesmenit deçanas, A.R, është arrestuar nga Policia pas plagosjes së tre personave sonte në Pejë.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Veton Elshani.

“Po është arrestuar personi i cili është i dyshuari kryesor për plagosjen e tre personave”, tha Elshani.

Ndërkohë, ende nuk dihen motivet e ngjarjes që tronditi Pejën mbrëmjen e së shtunës.

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV