Konkurrentët e kryqëzuan/ Atdheu ‘justifikon’ puthjen në buzë me Anën: Ishte lamtumire

Puntatën e sotme, Atdheu ka sqaruar puthjen në buzë që i dha mbrëmjen e djeshme në Përputhen Prime, Anës.

“Ajo nuk ishte kaq tragjike, ishte një puthje lamtumire për Anën,” tha Atdheu.

Ndërkohë ajo që u shfaq e revoltuar ishte Sindi, që ka shfaqur hapur pëlqimin për Atdheun.

“Nuk isha aspak e pezmatuar, ishte një puthje me vend,” tha Sindi. Kaq mjaftoi që të shkaktohej debat i fortë në studio.

“Si qeka me vend moj, çfarë thua kështu, pse bën kot si njeri i hapur,” i tha Mevlani Sindit.

“Nuk ishte aspak një puthje lamtumire për Anën, ajo ishte puthje pasionante, që të merrte frymën, e mrekullueshme, s’kemi parë një puthje kaq të ndjerë e të thellë,” tha Arjan Konomi.