Satiristi Luan Laze: Ju rrëfej tim bir Elio Laze

Besojmë se të gjithë i njohim dy personazhe të medias Luan Laze dhe Elio Laze. Por pak e dinë se ata janë babë e bir. Luan Laze një satirist dhe një gazetar me karrierë të gjatë në shumë media dhe Elio Laze një gazetar investigativ shumë i njohur. Luan Laze ishte i ftuar në emisionin “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU” dhe për herë të parë ndau me publikun detaje nga marrëdhënia me të birin gazetar duke përdorur satirën e tij që shkakton humor. “Është privilegj të flas me Elion. Më merr sa herë ka nevojë”, tha me shpoti Luan Laze për të birin.