Satiristi Luan Laze: Kur i bëra kameran e fshehtë Koço Devoles

Satiristi i njohur Luan Laze ka qenë një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të artistit Koço Devole, që u nda nga jeta pak kohë më parë pas infektimit me Covid-19. Gjatë emisionit “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU” Laze rrëfeu një histori interesante kur punonte në një televizion lidhur me një kamera të fshehtë që duhet ta bënte pasi ishte caktuar. Laze tregoi se meqënëse ishte shumë mik me Devolen ia tregoi dhe gjithçka u realizua sikur të mos e dinte.