Gent Cakaj: Tërmeti e pandemia vështirësuan punën e diplomacisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri tashmë i dorëhequr, Gent Cakaj, në konferencë për mediat me kryeministrin Rama dhe ministren e re Olta Xhaçka, deklaroi se gjatë dy viteve në krye të Ministrisë së Jashtme, pandemia e tërmeti cenuan punën e diplomacisë, por shtoi se është bërë gjithçka [për të unifikuar faktorin shqiptar në rajon.

“Kemi bërë punë shumë të vështira. Tërmeti dhe pandemia cënuan punën e diplomacisë. Ne kemi bashkuar faktorin shqiptar në Mal të Zi, në Serbi dhe në Prishtinë kemii nënshkruar marrëveshje me një komunë në Preshevë. Kemi bërë gjithçka për unifikimin e faktorit shqiptar në rajon. Kemi mbështetur arsimin në Mal të Zi e në Serbi.”, tha Cakaj.

Gent Cakaj tha se do të vazhdojë që të japë kontributin e tij për Shqipërinë në diplomaci.

“Tashmë kemi edhe kryesinë e BISEK. Kemi bërë hapa përpara në integrimin në BE. Rama ka bërë përfaqësimin më dinjitoz të mundshëm në Kryesinë e OSBE. Shqipëria ka vend me rëndësi në Këshillin e Sigurimit.

Sigurisht që mbetet ende për të bërë, por është fakt se radhët më të pakta në ambasada dhe kemi dixhitalizuar shërbimet në konsullata. Angazhimi im për Shqipërinë nuk mbaron këtu. Unë do vazhdoj angazhimin tim.

Shqipëria ka qenë ëndërr historike dhe unë do punoj për të. Do jem mbështetësi më i madh i ministres së re. Do jap gjithë kontributin tim që ju zonja ministre që të bëni detyrën në mënyrë sa më dinjitoze”, u shpreh Cakaj.

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV