Harry Styles në një lidhje me aktoren 10 vite me të re

BEVERLY HILLS, CA - MARCH 04: Actress Olivia Wilde attends the 2018 Vanity Fair Oscar Party hosted by Radhika Jones at Wallis Annenberg Center for the Performing Arts on March 4, 2018 in Beverly Hills, California. (Photo by John Shearer/Getty Images) NEW YORK, NEW YORK - MARCH 29: Harry Styles attends the 2019 Rock & Roll Hall Of Fame Induction Ceremony - Press Room at Barclays Center on March 29, 2019 in New York City. (Photo by Dia Dipasupil/FilmMagic)

Harry Styles është bërë sërish kryefjalë e mediave, pas vëmendjes së madhe që mori kur pozoi për revistën Vogue, i veshur me fustan. Këngëtari duket se ka nisur një romancë të re pasi u fotografua së bashku me Olivia Wilde.

Dyshja ishin së bashku në dasmën e një shoku dhe siç shihet nga fotot ecin për dore pa u mundur të fshiheshin nga askush. Mediat e huaja citojnë burime pranë çiftit se ish anëtari i One Direction dhe aktorja hollivudiane ishin çift në dasmë në fundjavë në Montecito, Kaliforni.

“Ata ishin në Montecito, California këtë fundjavë për një martesë”, tha një burim për People”. Ata ishin të dashur me miqtë e tyre, u mbajtën për dore dhe dukeshin shumë të lumtur. Ata kanë dalë për disa javë.”

Gjithashtu raportohet se romanca e tyre ka nisur prej pak kohësh dhe janë të lumtur. Ata kanë një diferencë të madhe moshe, pasi Harry është 26 vjeç ndërsa Olivia 10 vite më e madhe, 36-vjeç. Këngëtari është pjesë e filmit “Don’t Worry Darling”, në të cilin dhe luan dhe aktorja dhe duket se ky bashkëpunim i ka afruar dhe më shumë