Të zhdukura prej 1 janarit, gjenden dy 16-vjeçaret e zhdukura nga Tirana

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy vajzat e mitura që rezultuan të humbura prej datës 1 janar, janë gjetur në Përmet.

Të miturat e larguara nga banesat e tyre më 1 janar dhe nuk janë kthyer më janë Mojna Hajdaraj dhe Kejsi Ahmetaj, të moshës 16-vjeçare, shoqe me njëra-tjetrën.

Policia e Tiranës njofton se dy mikeshat, të cilat ishin larguar pa adresë nga shtëpitë e tyre, janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhen për momentin në komisariatin e Policisë së Përmetit.

Si rezultat e kontrolleve të vazhdueshme nga DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë dhe Komisariatin e Policisë Përmet, paraditen e sotme u bë e mundur gjetja e dy vajzave të mitura që janë larguar nga banesa më datë 01.01.2021.

Vajzat janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhen në Komisariatin e Policisë Përmet, ku do të merren nga shërbimet e DVP Tiranë dhe do të dërgohen nëpër banesat përkatëse”, – thuhet në njoftimin e policisë.

Ato ishin larguar nga banesat e tyre ditën e parë të vitit të ri, me pretendimin se do takonin njëra-tjetrën. Familjarët ditën tjetër denoncuan zhdukjen e tyre në polici./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Rama dhe Noizy mbyllin takimin e Vlorës duke kënduar himnin e fushatës

Në fund të takimit përmbyllës elektoral që PS zhvilloi këtë të premte në Qarkun Vlorë, reperi Noizy këndoi “himnin”...

“Voto partitë e reja ose shko në plazh!” Kreshnik Spahiu: Ramës i duhet Berisha

Kreshnik Spahiu Më pyeti një mik, çfarë të bëjmë të dielën? "Ti ke dy zgjidhje", i thashë: "bojkoto zgjedhjet dhe shko në plazh ose qëndro...

Tym i bardhë në Vatikan, zgjidhet Papa i 267-të i Kishës Katolike Romake

Rezultoi me sukses votimi i tretë në konklavën e 133 kardinalëve në Vatikan për zgjedhjen e Papës së ri. Nga oxhaku i Kapeles Sistine doli...

Kush ishte Sali Berisha më 19 maj 2021?

Më 25 prill 2021, shqiptarët votuan në zgjedhjet parlamentare. Përballja ishte mes Edi Ramës, kryeministër dhe kryetar i Partisë Socialiste, dhe Lulzim Bashës, kreu...

Qytetet më të mira dhe më të këqija për të ecur në këmbë

Një shëtitje është një nga mënyrat më të mira për të njohur një qytet – për të zbuluar atraksione, për të përjetuar atmosferën lokale...

Lajme të tjera

Web TV