Policia operacion në Gjirokastër, kapen dy persona duke transportuar klandestinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Gjirokastrës ka goditur një tjetër rast të tentativës për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, shtetasve që vijnë nga vendet e treta.

Në pranga u vunë dy persona, të cilët u kapën duke transportuar dy emigrantë të paligjshëm. Ndërkohë iu sekuestrua edhe një makinë dhe tre celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasit M. Xh., 25 vjeç dhe I. B., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, në fshatin Vanistër, u kapën duke transportuar me automjetin tip “Mercedez Benz”, 2 emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Kursk”, heshtja prej çeliku në fund të detit

2 gusht 2000 - mbytja e nëndetëses bërthamore ruse  Nga Leonard Veizi Deti është një pasqyrë e pafund dhe një gur...

Ministri izraelit i Financave: Plani i Netanyahut për Gazën do të dështojë

Përshtatur në shqip, artikull i Corriere Della Sera Ajo që po indinjon botën, masakra e dhjetëra mijëra banorëve të Gazës, është pikërisht ajo që po...

Analizë/ Si e joshi Pakistani Donald Trump dhe pse kjo shqetëson Indinë

Këtë verë, shefi i ushtrisë së Pakistanit, Asim Munir, është shfaqur dy herë në zemër të establishmentit amerikan, duke marrë pritje të ngrohta nga...

Zjarr midis dy reparteve ushtarake në Zall Herr, Vengu: I pakuptimtë

Vatra zjarri ka pasur sot edhe në qarkun e Tiranës. Por ajo që ra më shumë në sy dhe ka ngritur dyshime të fort...

I nxehti afrikan prezent në Shqipëri, temperaturat ngjiten deri në 41 gradë

I nxehti afrikan që ka përfshirë vendin tonë, do të vijojë të regjistrojë temperatura të larta dhe gjatë ditës së sotme. Sipas parashikimit të...

Lajme të tjera

Web TV