Kanabisi në Skrapar, GJKKO jep vendimin për 23 të arrestuarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurisë të dhëna në mungesë për 23 të arrestuarit për kultivim dhe trafikim narkotikësh. Mësohet se gjykata ka lënë në qeli 16 persona, katër “arrest në shtëpie” dhe tre “detyrim paraqitje”.

23 persona u arrestuan dje gjatë një mega-operacioni për kultivimin e lëndëve narkotike në zonën e Skraparit.

SPAK tha se në aktivitetin kriminal janë të përfshirë policë dhe funksionarë publikë, nga shefi i Policisë Poliçan, Neritan Naska, tek administratori i Njësisë Administrative Tërpan, Edmond Zotko apo kryeplaku i Çorrogjafit, Fatos Lamaj. Për shefin e Poliçanit, GJKKO ka dhënë masën “arrest shtëpie”.

Sipas, SPAK janë administruar prova nga të cilat ka rezultuar se një grup personash, të cilët vepronin në zonën e Skraparit, kanë kryer veprat penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e posaçme, atë të “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Kultivonte kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet një person në Lazarat

Policia e Gjirokastrës arrestoi në flagrancë shtetasin P. Gj., pasi në oborrin e banesës së tij në fshatin Lazarat...

Booking.com përballet me padinë e mijëra hoteleve europiane

Booking.com po përballet me një padi nga më shumë se 10 mijë hotele europiane që thonë se platforma ka çrregulluar tregun në dëm të...

8 gusht 1793 – Revolucionit Francez, shpërthen Kryengritja e Lyonit

Revolta kundër Konventës Kombëtare Më qershor 1793, në kulmin e Revolucionit Francez, shpërtheu në qytetin Lyon një nga kryengritjet më të fuqishme kundër pushtetit jakobin...

Në paradhomën e play-off-it

Nga ERVIN BAKU Egnatia dhe Dinamo City, dy skuadra shqiptare, dy prova karakteri në Europë. Egnatia, në një transfertë shumë të vështirë si Ljubljana, nuk u...

Trump i ulëriti Netanjahut: Mos gënjeni për urinë në Gaza

Presidenti amerikan Donald Trump i ulëriti në një telefonatë të fundit kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për krizën humanitare në Rripin e Gazës. Sipas NBC News,...

Lajme të tjera

Web TV