Nga “Gjeniu i Vogël” në “Eurovision”, Arilena Ara bëhet nostalgjike, tregon si nisi gjithçka

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arilena Ara është një prej këngëtareve më të dashura për publikun shqiptar. Karriera e Arilenës ka nisur që fëmijë, kur ajo konkurroi tek “Gjeniu i Vogël”, më pas në “X Factor”, ku këngëtarja mori çmimin e parë dhe më tej sukseset nuk kishin të ndalur për të.

Sot, këngëtarja ka kujtuar me nostalgji kohët e vjetra kur nisi gjithçka, duke ndarë në InstaStory një video të edituar nga fansat e saj, me momentet më kulminante të karrierës, që prej fillimeve.

Ajo e ka shoqëruar edhe me ‘historikun’ e karrierës së saj, të shkruar nga vetë fansat e këngëtares:

“Arilena Ara është vetëm 22 vjeç por ajo ka arritur që për një kohë kaq të shkurtër të futet në zemrat e publikut falë talentit të saj.Arilena ka filluar të këndoj që në moshë fare të vogël. Muzika ka qënë gjithmon pasioni i saj dhe për ktë ajo ka punuar fortë që të arrijn majat në muzikën shqiptare por edhe në atë europiane.
Si fillim ajo ka marrë pjesë në “Gjeniu i vogël” ku fitoi vendin e 3-të.
Më pas ajo shkoi dhe konkurroi në X- factor Albania dhe mahniti jurinë dhe publikun me zërin e saj. Për javë të tëra ajo performoi dhe ktë show edhe ja arrititi që të fitonte vendin e 1-rë.
Në vitin 2014 ajo publikoi këngën e saj të parë me titullin -Aeroplan.
Po në këtë vit ajo publikoi këngën e saj të dytë e quajtur-Business class.
Në 2015 ajo publikon këngën e saj të 3-të – Vegim e cila ishte një dedikim për babain e saj.
Në 2016 Arilena sjellë për publikun një këng ritmike e titulluar- TokeRroke.
Po në këtë vitë Arilena konkurron në Kënga Magjike me këngën e saj-Nëntori.ku fitoi çmimin “Best baladë” dhe çmimin e “Tretë”.
Pas, kësaj Arilena publikon albumin e parë ku ishin të përfshira 4 kënge.
Në vitin 2017 ajo publikon bashkëpunimin e saj të parë-Nallane 3.
Po në 2017 Arilena sjell në versionin anglisht këngën Nëntori që u dëgjua ndërkombtarisht e titulluar -I’m sorry, ku është vlerësuar edhe me shumë çmime në qytete të ndryshme të Europës.
Në 2018 ajo do të publikoi 2 këngë në gjuhën angleze të titulluara -Last train to Paris & I’ll give you my heart.
Në 2019 ajo do të konkurroj në FIK-58 me këngën Shaj ku do të shpallej edhe fituesja e këtij festivali për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurosong.
Në 2020 ajo sjell versionin anglisht të këngës Shaj e titulluar -Fall from the sky.
Dhe po në dhjetor të 2020 ajo sjell bashkëpunimin e saj të 3-të dhe solli për publikun një kënga ritmike me titull -A i sheh?
Të gjitha këto edhe shumë arritje të tjera janë vetëm falë punës tënd Ari”./Fjala.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ???✨ (@arilenaxdiva)

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

Presidenti Duka uron Vllazninë për kualifikimin: “Shpresojmë për një rrugëtim të gjatë”

Vllaznia u kualifikua për në turin e dytë të Conference League pasi eleminoi lituanezët e Daugavpils. Pas suksesit 2-4 në Riga, Presidenti i Federatës...

Lajme të tjera

Web TV