Operacioni për shpëtimin e sirianëve, 9 prej tyre dërgohen te Trauma

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

16 prej emigrantëve të ndaluar mbrëmjen e djeshme në grykëderdhjen e Vjosës janë dërguar në Spitalin Rajonal të Vlorës ndërsa 9 të tjerë u nisën drejt Spitalit të Traumës, mes tyre dhe një fëmijë nën moshën 10-vjeçare.

Ndërsa mjeti lundrues i tipit gomone mbeti në grykëderdhjen e Vjosës për rreth 3 orë për shkak të erërave të forta në drejtim jug- perëndim. Një sirian tha se ishte në gomone së bashku me dy motrat dhe nipin 7-vjeçar.

Paratë i ka paguar im vëlla, nuk e di sa lek ka paguar, ne donim të shkonim në Itali ….në Europë , kudo qoftë. Kemi qëndruar për rreth 3 orë në det, u dogjëm nga benzina”, thotë siriani.

Pjesa tjetër e tyre gjenden në korridoret e Drejtorisë Vendore të policisë. Mbrëmjen e djeshme, policia njoftoi në komunikatën e saj për shtyp për kapjen e rreth 50 klandestinëve, megjithatë salla operative u njoftua për një mjet lundrues me shtetas të huaj në bord që kërkoi ndihmë për shpëtim pasi gjendej në grykëderdhjen të Vjosës në rrezik për tu mbytur.

Gomonia e përmasave të mëdha është dëmtuar dhe mbytur pjesërisht. Në aksionin e shpëtimit morën pjesë një mjet lundrues i Rojes Bregdetare dhe dy mjete të Guardia di Finanzas italiane.

Në tokë aksioni për krehjen e territorit dështoi, ndërsa policia nuk arriti të zbardhë dhe ndalojë shqiptarët e përfshirë në trafik./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Nga janari 2026, pasagjerët obezë do paguajnë për dy ulëse në avion

Southwest Airlines, një nga linjat më të mëdha amerikane të fluturimit, po ndryshon rregullat e saj për pasagjerët obezë,...

Vajza e vetme në Shqipëri

Nga Frrok Çupi Nuk është e vetme vetëm në Shqipëri; as në rajon e as më tej nuk gjendet ‘Girl Vilage’. Vajza e Shqipërisë i...

Eliminimi poshtërues i United ndaj Grimsby, Amorim: “Më vjen shumë keq për tifozët”

Në “Blundell Park”, ndodhi e paimagjinueshmja në ndeshjen midis Grimsby dhe Manchester United. Ekipi anglez i kategorisë së katërt, pas një serie prej 26...

1991 – Fundi i Bashkimit Sovjetik dhe dorëheqja e Gorbaçov-it

Bashkimi Sovjetik (BRSS), një superfuqi botërore që nga viti 1922, ishte ndërtuar mbi një sistem njëpartiak komunist. Pas dekadash regjimi autoritar, në vitet 1980,...

Ditmir Bushati largohet nga Shqipëria, bëhet pjesë e stafit akadamik të Harvardit

Prej vitesh tashmë i larguar nga politika aktive, por jo nga ajo publike dhe akademike. Ish-kreu i diplomacisë shqiptare në qeverinë “Rama”, Ditmir Bushati ka...

Lajme të tjera

Web TV