Për t’u martuar duhet fituar lufta, tradita e përgjakshme etiopiane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për të “fituar” të drejtën për t’u martuar, duhet të luftosh për bashkëshorten e ardhshme.

Tradita e veçantë e një fisi në Etiopi është kapur nga fotografi Xavier Gil Tabios, 62 vjeç nga Barcelona, i cili udhëtoi në luginën Omo për të parë shfaqjen tradicionale nga afër, shkruan Daily Mail.

Tradita është e dhunshme, e përgjakshme, mes të rinjve Suri, të cilët luftojnë me shkopinj ndaj njëri-tjetrit, e cila shpesh është vdekjeprurëse. Kush mbetet në fund “fiton” bashkëshorten e tij të ardhshme.

Këto luftime shihen si një mënyrë për të trajnuar të rinjtë për dhunë në rajonin e trazuar. Fiset fqinje, si për shembull Nyangatom, shpesh përfshihen në beteja të dhunshme me popullin Suri.

Në vitin 1994, qeveria etiopiane i shpalli si të paligjshme këto luftime, por sërish ato vazhdojnë të jetë pjesë e jetës së këtij fisi.

Të huajt janë të padëshiruar nga fisi dhe nuk i lejojnë ata të fotografohen, por Tabois ia doli. Ai kaloi një javë me këtë fis dhe pa nga afër luftimin e quajtur “Donga”.

“Ata luftojnë për të treguar burrëri, për hakmarrje personale dhe për të fituar një grua. Pjesëmarrësit luftojnë dy nga dy, derisa të dalë një fitues nga turneu”, u shpreh fotografi, shkruan Daily Mail.

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV