Stuhia e fortë e dëborës i merr jetën 3 personave në Spanjë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një stuhi e fortë dëbore, më e keqja në 50 vitet e fundit ka pushtuar Spanjën. Si pasojë kanë humbur jetën tre njerëz, ndërkohë që qeveria spanjolle i ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi.

Stuhia ‘Filomena’ goditi Spanjën dje, duke sjellë reshje dëbore që nuk janë parë në Madrid që nga viti 1971. Në disa zona të Madridit shtresa e borës ka shkuar në 50 cm.

Viktimat, një burrë dhe një grua u mbytën pranë qytetit Andalucian, të Fuengirola, pasi makina e tyre u mor nga rrjedha e një lumi në orët e para të ditës së sotme, ndërsa një tjetër burrë vdiq në fshatin Zarzalejo, në rajonin e Madridit pasi u bllokua nga dëbora.

Aeroporti Barajas në Madrid u mbyll, shërbimet e trenave brenda dhe jashtë kryeqytetit u anuluan dhe shërbimet e emergjencës dhe ekipet e shpëtimit ushtarak punuan për të liruar automjetët e bllokuar dhe për të pastruar rrugët kryesore.
l.m/Fjala.al

Të fundit

Shqipëria në luftë me flakët, bilanci: 29 vatra zjarri ende aktive

Gjatë 48 orëve të fundit, Shqipëria është përballur me një situatë të vështirë për shkak të përhapjes së zjarreve...

Çështja “Epstein”, Melania Trump kërcënon djalin e Biden me padi 1 miliard dollarëshe

Zonja e parë e SHBA-ve, Melania Trump ka paditur Hunter Biden, djalin e ish-presidentit Joe Biden, për 1 miliard dollarë pasi ai hodhi pretendime...

Sistemi Europian i Klimës: 49 hektarë të djegur në Shqipëri

Shqipëria është përfshirë nga zjarret më shkatërruese në një dekadë.Sipas të dhënave të sistemit europian për zjarret  dhe pyjet rezulton se në vendin tonë...

Braçe apel qytetarëve: Mos ndizni zjarre, por…

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në këto ditë përvëluese gushti, ku...

Miratimi i Akti i Sigurimeve Shoqërore të vitit 1935 dhe ndikimit të tij në SHBA

Sfondi – Depresioni i Madh Në fillim të viteve 1930, Shtetet e Bashkuara po përballeshin me Depresionin e Madh, krizën ekonomike më të rëndë në...

Lajme të tjera

Web TV