Qeveria hap garën për dhënien me koncesion të Portit të Vlorës për 35 vjet, do të kthehet në port turistik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria shqiptare ka hapur garën për dhënien me koncesion të Portit të Vlorës, që parashikohet të kthehet në një port turistik, vetëm për pasagjerë dhe jo për peshkim apo industri të tjera.

Kompania fituese do të bëjë investimin e më pas të nxjerrë të ardhura përmes tarifave portuale.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka vendosur si vlerë minimale investim në këtë port shumën prej 22.7 milion Eurosh pa TVSH, ndërsa kohëzgjatja e operimit nga privati do të jetë për 35 vjet, e më pas porti do të transferohet në pronësi të shtetit.

Porti turistik do të ndërtohet në zonën që sot përdoret për disa operacione tregtare. Ofertat për kompanitë e interesuara do të jenë të hapura deri më 26 shkurt.
l.m/Fjala.al

Të fundit

A do të ketë një Foltore të dytë?/ Përgjigjet Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli sot në një konferencë për mediat, nga ku foli për kundërshtimin e...

Punëtorët të pambrojtur, CEO i SIGAL: Sigurimi shpëton familjet nga pasojat financiare

https://youtu.be/eQH3wLkjDhA?si=g7KHw1EVRHBhYZvi   Shumë punëtorë të sektorit të ndërtimit, apo në profesionet e tjera të rrezikshme, humbasin jetën pa qenë të siguruar, edhe psepasojat financiare për familjet...

Berisha kundër ndryshimeve në Kodin Penal: S’mund të ndryshohet çdo 10 vite

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se ndryshimi i Kodit Penal çdo 10 vite bëhet për qëllime të caktuara nga kryeministri Edi Rama dhe e...

Ngjarja e policit në Vlorë; Nuk është rastësi, por simptomë dhe alarm për përgjegjësi

Nga Fejzo Subashi Ngjarja e fundit me policin në Vlorë nuk mund dhe nuk duhet të përgjithësojë të gjithë Policinë e Shtetit. Por po aq...

KQZ shpërndan zyrtarisht mandatet për qarqet Fier, Elbasan dhe Durrës!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar shpërndarjen zyrtare të mandateve për deputetët e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Lista përfundimtare përfshin...

Lajme të tjera

Web TV