Denaj: Rreth 1,000 biznese në Vlorë përfitojnë nga rritja e pragut të TVSH-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj gjatë një vizite të zhvilluar në qytetin e Vlorës u ndal edhe në disa biznese ‘fast food’, që kanë përfituar së fundmi nga lehtësitë fiskale të përjashtimit të TVSH-së dhe Tatimit mbi Fitimin.

Eduardi, i zoti i një biznesi familjar, është një prej 1,000 subjekteve në Vlorë, që ka përfituar nga përjashtimi i TVSH-së nga data 1 Janar 2021.

Sipas ministres, janë 300 mijë lekë që tashmë nuk do t’i japi më shtetit, por i mbeten familjes së tij, si kursim dhe që mund t’i shpenzojë për të rritur biznesin apo për të punësuar akoma më shumë njerëz.

Rëndësi ka që ju 300 mijë lekë të reja i fusni në llogarinë e biznesit dhe jo në buxhetin e shtetit. Qeveria shqiptare ka aprovuar disa skema nxitje të punësimit, ata persona që ju i keni larguar për arsye të lidhura me pandeminë, për një afat të caktuar kohor mund ti merrni në punë ku për gjysmën e kohës ja u subvencionon shteti.

Pra, nëse ju keni një marrëdhënie kontraktuale dhe minimum 8 muaj punë, 4 muaj me pagë minimale ja u paguajmë ne. Kështu që, kompensojmë nëpërmjet tatim-fitimit 0, pragu i tvsh-së, nxitjes së skemës së punësimit u japim një kontribut të rëndësishëm për gati 90% bizneseve”, u shpreh Denaj./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Kursi i këmbimit, e martë 2 shtator 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 82.5 lekë dhe do të shitet...

Kapitullimi i Japonisë dhe fundi i Luftës së Dytë Botërore

Më 2 shtator 1945, në bordin e aeroplanmbajtëses amerikane USS Missouri, e ankoruar në Gjirin e Tokios, ndodhi një nga momentet më të rëndësishme...

Orë me diell e temperatura të larta/ Rikthehet vera në shtator

Ditën e sotme, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët me temperatura të larta dhe orë me diell. Era do të...

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili u shpall "i përmbyllur" nga...

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit...

Lajme të tjera

Web TV