Dieta e re dhe e detajuar, 14 ditë për të humbur 14 kile

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Java e parë

E HËNË

Mëngjesi: Një mollë dhe një gotë qumësht me kakao.

Dreka: Një sanduiç jo me shumë kalori dhe një sallatë frutash.

Darka: Përgatisni ose porositni një pjatë me spinaq sot me hudhra, domate të pjekura mirë të shoqëruara me një tas të madh me sallatë jeshile.

E MARTË

Mëngjesi: Dy feta bukë dietike, për shembull edhe bukë thekre pa majë, me gjalpë pa kalori, me përqindje të ulët yndyre. Edhe një mollë.

Dreka: Sanduiç me peshk ton dhe 150 gramë kos me fruta dietike.

Darkë: Gjysmë racioni makarona me salcë domatesh shoqëruar me një kofshë të vogël pule (pa lëkurë). Fruta, do të preferoheshin dardhë.

E MËRKURË

Mëngjesi: Drithëra me qumësht dhe një gotë me lëng të shtrydhur molle.

Dreka: Një patate mesatare e shoqëruar me fasule të pjekura (pllaqi furre) 150 gramë.

Darka: Ushqim të gatshëm, gjellë, me 350 kalori i shoqëruar me një sallatë spinaqi të zier. Kujtojmë se sasia mesatare ditore që duhet të konsumojë një person është rreth 2 mijë kalori.

E ENJTE

Mëngjesi: Kos me kalori të pakta, me zero për qind yndyrë.

Dreka: Një sanduiç me shumë pak kalori (poshtë 300 kalori), si dhe një gotë lëng frutash.

Darka: Gatuani çfarë të dëshironi. Por të mos jetë gatim i rëndë dhe të ketë më tepër përmbajtje vitaminash se yndyrash.

E PREMTE

Mëngjesi: Një biskotë dhe 150 gramë kos me fruta.

Dreka: Sanduiç me peshk ton, dhe një portokall.

Darka: Një gjoks pule të pjekur shoqëruar me një sallatë të madhe jeshile e ndjekur nga një frut kivi.

E SHTUNË

Mëngjesi: Vezë të zier dhe kërpudha të ziera me pak vaj.

Dreka: Përgatisni një sanduiç me mish dhe domate.

Darka: Gatuani perime. Më pas mund të pini dhe një filxhan të vogël me çokollatë.

Lexo edhe :  Ky ushtrim i thjeshtë mund t’ju ulë tensionin e gjakut në kohë rekord

E DIEL

Mëngjesi: Lëng të freskët portokalli në një masë 200 ml dhe fruta stine.

Dreka: Djathë deleje të shoqëruar me lajthi.

Darka: Një fileto të vogël salmon, patate dhe spinaq.

Java e dytë

E HËNË

Mëngjesi: Bukë dietike të thekur dhe kos.

Drekë: Ushqim që mund ta zgjidhni vetë por jo më shumë se 280 kalori.

Darkë: Gjysmë pice, sallatë jeshile dhe një ëmbëlsirë të vogël me fruta.

E MARTË

Mëngjesi: Një gotë me qumësht dhe një shegë.

Drekë: Sandiiç me kalori të ulëta dhe një mollë, nektarinë ose dardhë.

Darkë: Gatim me rreth 350 kalori me bizele dhe misër të ngrirë.

E MËRKURË

Mëngjesi: Qumësht dhe një banane e vogël.

Dreka: Makarona të gatuara me ton, dhe majonezë dietike.

Darka: Gatuani diçka jo shumë të rëndë, por pikante.

E ENJTE

Mëngjesi: Dy feta të vogla frutash dhe një gotë me qumësht.

Dreka: Bëjeni vetë drekën. Përzieni gjysmë avokadoje, dy domate dhe 50 gramë mocarela. Shtojini gjithashtu lëng limoni dhe piper të zi.

Darka: Makarona të ziera të shoqëruara me një sallatë miks pa vaj.

E PREMTE

Mëngjesi: Drithëra me qumësht dhe një banane.

Drekë: Supë domatesh dhe një sallatë me çfarë të dëshironi.

Darkë: Një supë e ngrohtë dhe e shëndetshme me erëza dhe qepë.

E SHTUNË

Mëngjesi: Një vezë e zier, shoqëruar me një banane të vogël.

Dreka: Sanduiç me 2 feta të mira proshute, domate dhe paninen të lyer me majonezë dietike.

Darka: Makarona në mikrovalë me salcë me domate.

E DIEL

Mëngjesi: Bukë me dy salsiçe.

Dreka: Tost me sardele dhe domate. Në fund shoqërojini me mollë.

Darkë: Brinjë pule, dy patate të ziera dhe karota./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Kuvendi i Kosovës pret aktgjykimin e plotë për të rifilluar seancën

Kuvendi i Kosovës do të rifillojë të mblidhet për konstituuimin e tij pas publikimit të aktgjykimit të plotë të...

“Liverpool po tallet me Bayernin, i shiti një lojtar të mbaruar”

Dietmar Hamann ka kritikuar Bayern Munich për blerjen e Luis Diaz, duke shtuar se Liverpooli po ‘qesh’ me marrëveshjen. Ish-mesfushori gjerman Hamann, i cili ka...

Gramsh e Delvinë, banorët largohen drejt zonave të sigurta

Narta është zona më e prekur nga zjarret. Banorët janë detyruar të largohen nga banesat e tyre. Bashkë me vete kanë marrë edhe bagëtitë...

Delvinë, ndërhyn për herë të parë avioni ‘Canadair’ nga italia

Pas situatës mjaft të rënduar në Delvinë, sot ka ndërhyrë për herë të parë avioni ‘Canadair’ nga italia. Flakët në këtë zonë po përhapen me...

Foto nga Delvina, rrezikohen depozitat e gazit në lagjen ‘’Kasapaj’’

Orët e para të mëngjesit u duk se zjarri në Delvinë u izolua dhe po vihej nën kontroll. Por pas mesditës shumë vatra janë...

Lajme të tjera

Web TV