Përndjek në mënyrë të përsëritur ish-të dashurën, pranga të riut

Një djalë i ri i cili përndiqte në mënyrë të përsëritur një vajzë, është vënë në prangat e policisë.

Denoncimi është bërë nga vajza e re e cila ka pasur një lidhje intime me 21-vjecarin, dhe pas ndarjes, ajo është ndjerë e frikësuar nga kërcënimet e tij.

Arrestimi i tij u bë gjatë nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, pasi në mënyrë të përsëritur dhe pa dëshirën e saj ka përndjekur ish të dashurën.

Ishte vajza e përndjekur ajo që bëri denoncimin në polici, duke çuar në prangosjen e 21-vjeçarit.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Bl.Ba/Fjala.al