Taksë e sheshtë apo taksë progresive? Anila Denaj debaton me eksperten Guxholli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

A duhet taksë progresive apo taksë e sheshtë?

Kjo pyetje zhvilloi një debat mes ministres Anila Denaj dhe ekspertes së ekonomisë Zana Guxholli në Open. Debati nisi kur ministrja tha se 70% e shqiptarëve nuk taksohen më shumë.

Pjesë nga debati:

Denaj: Në 2013 kujtojmë që politika e taksimit progresiv ka qenë dhe përpara marrjes së votëbesimit, dhe risku që kush fiton më shumë paguan më shumë s’është fakt për 70% të shqiptarëve. Nëse kthehemi e krahasojmë taksën 10%, ne vendosëm taksën progresive që për pagën deri në 30 mijë lekë ishte 0 taksë. Ishim transparent në 2013 dhe e morëm votëbesimin. Opozita tani thotë taksë e sheshtë 9%. Kam marrë disa shembuj, nëse flasim me shifra konkrete. Diferenca mes taksës 9% është tepër e vogël, sa një kafe, e papërfillshme. I gjithë efekti do të ishte 10.8 mld lekë në buxhet të shtetit. E pranoj që taksa 9% është atraktiv, por është popullsitë si premtim.

Guxholli: Taksa e sheshtë është e sheshtë dhe e ulët. Është një taksë që aplikohet në ekonomi në zhvillim, që të nxisë konsumin dhe t’i lërë paratë në xhepat të qytetarëve. Këta e kuptuan që gabuan dhe tani po i ulin shifrat, po rrisin pagat. Njerëzit e shkretë mundohen të bëjnë punë të dytë dhe të tretë për të mbajtur familjen. Qeveria thotë do ja mbledh lekët të gjitha bashkë të mbërrijë te 23%. Këta e kuptuan që taksat duhen ulur sepse jemi një nga vendet më të varfra në Ballkan. Taksimi godet njerëzit e ndershëm që nuk bëjnë matrapazlliqe. Kemi rrogat më të ulëta. Më e shkatërruar është klasa e mesme. Biden i uli taksat e shtresës së mesme. Taksat duhen të ulëta dhe të sheshta. Që të ketë zhvillim, të ketë investime. Nuk ka njeri të gëzuar që në vend të 10% të paguajë 23%.

Të fundit

Miqësore/ Gyokeres gjen golin e parë me Arsenalin, Man. City argëtohet ndaj Palermos

Viktor Gyokeres gjen rrjetën me fanellën e Arsenalit, teksa gjeti golin e parë me fanellën e “Topçinjve” në duelin...

Temperaturat shënojnë rekord, shpërthejnë zjarret masive në të gjithë Evropën Jugore

Zjarrfikësit po luftojnë me zjarret në të gjithë Evropën Jugore, ndërsa nxehtësia ekstreme ka përfshirë rajonin me temperatura rekord. Në Francë, rreth 1,400 zjarrfikës u...

Izrael/ Mijëra qytetarë protestojnë në Tel Aviv kundër planit për të pushtuar Gazën!

Dhjetëra mijëra njerëz po marrin pjesë në demonstratën në Tel Aviv në atë që është riemëruar “Sheshi i Pengjeve”, që nga sulmi i 7 tetorit 2023...

Po shkonte të merrte shërbimin, përplaset në vijat e bardha efektivi në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani” në Shkodër ku një efektiv policie është përplasur teksa po kalonte në vijat e...

Ishujt Kuril goditen nga një tërmet i fortë, lëkundjet ndihen edhe në Japoni

Një tërmet me magnitudë 6 ballë goditi lindjen e rajonit të Ishujve Kuril në Rusi, tha Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare. Tërmeti ishte në një thellësi prej...

Lajme të tjera

Web TV