LVV: Jemi në proces të konkretizimit të bashkëpunimit me nismën e Vjosa Osmanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka bërë koalicion parazgjedhor me asnjë nga subjektet politike. Megjithatë, VV thotë se është hapur për bashkëpunim me disa figura të rëndësishme politike.

Zëdhënësi i partisë, Përparim Kryeziu është shprehur se tashmë ka një modalitet të bashkëpunimit të tillë me Alternativën e Mimoza Kusari-Lilës, raportojnë mediat vendase.

Ai ka shtuar se ngjashëm ka vullnet edhe gatishmëri për një bashkëpunim edhe me Vjosa Osmanin.

“Ngjashëm ka një vullnet, disponim dhe gatishmëri, për një bashkëpunim edhe me znj. Osmani dhe nismën e saj, për çka ka një proces në zhvillim e tutje mbi formën apo modalitetin e konkretizimit të tij”, tha Kryeziu.

Kryeziu shtoi se bashkëpunimi me ta është i bazuar mbi logjikën e qëllimeve të përbashkëta dhe mirëbesimit të ndërsjellë që synon dhe garanton shumicën parlamentare pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, por edhe që përfundimisht mundëson kapërcimin e madh dhe ndryshimin e nevojshëm për vendin tonë.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Gërmimet arkeologjike, Italia bën zbulimin e rrallë!

Gërmimet arkeologjike në vendin e shenjtë qendror etrusk në Itali, Fanum Voltumnae, kanë nxjerrë me sa duket në dritë...

Përfitimet familjare, Shqipëria në fund të Europës

Përfitimet familjare luajnë një rol kyç në luftën kundër varfërisë dhe promovimin e përfshirjes sociale. Ato ndihmojnë në mbështetjen e ekonomive familjare dhe janë...

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 40 koshere bletësh

Zjarri që ka rënë në rrethinat e Syrit të Kaltër, një zonë e mbrojtur dhe e shpallur si “Monument Natyre”, ka nisur të shkaktojë...

Dy makina përplasen kokë më kokë në tunelin e Rrugës së Arbrit

Një aksident me pasojë plagosjen e disa personave ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në një nga tunelet në Rrugën e Arbrit. Sipas raportimeve,...

Rindizet zjarri në Poliçan, ndërhyn avioni “Canadair”

Një vatër zjarri e cila u vu nën kontroll gjatë orëve të natës është riaktivizuar sërish mesditën e sotme në qytetin e Poliçanit, duke...

Lajme të tjera

Web TV