Familjarët e denoncuan të zhdukur, gjendet i pajetë 85-vjeçari

Një trup i pajetë është gjetur në ujërat e liqenit Fierzë, Koman, Tropojë.

Policia bën me dije se trupi i pajetë i 85-vjeçarit Bajram Curri është gjetur në vendin e quajtur “Shkëmbi i Rajës”, në ujërat e liqenit Fierzë, Koman, Tropojë.

Bëhet me dije se trupi i pajetë i përket shtetasit të humbur Hasan Vatnikaj, 85 vjeç, banues në Bajram Curri.

Gjatë këqyrjes nga eksperti mjeko-ligjor, në trupin e shtetasit Hasan Vatnikaj nuk janë konstatuar shenja dhune. Në bazë të veprimeve hetimore dyshohet se ky shtetas është vetëmbytur.

Kujtojmë se më datë 11.12.2020, në Komisariatin e Policisë Tropojë, kanë bërë kallëzim familjarët për humbjen e Vatnikaj, i cili vuante nga skleroza dhe nuk shikonte mirë.

Nga shërbimet e Policisë u morën të gjitha masat për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për vlerësim./Bl.Ba/Fjala.al