Përmbytjet, Rama- Bashës: Nën ujë janë Saliu, Iliri, Luli dhe Mona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur kryetarit të PD-së, Lulzim Basha pas akuzave që ky i fundit bëri për situatën e shkaktuar nga përmbytjet.

Përmes një postimi në ‘Twitter’, kreu i qeverisë bëri ironi me Bashën, ndërsa theksoi se bashkë me ish-kryeministrin Berisha, Metën, dhe kryetaren e LSI- së, “duan ta bëjnë komerdare edhe tërmetin, edhe virusin, edhe shiun, edhe borën, madje edhe Nusretin bashkë me Tiren, i duan për komerdare”.

Qindra mijëra njerëz nën ujë edhe sot” sipas LB! Në fakt nën ujë janë Saliu, Iliiri, Luli dhe Mona që duan ta bëjnë komerdare edhe tërmetin, edhe virusin, edhe shiun, edhe borën, madje edhe Nusretin bashkë me Tiren, i duan për komerdare! Po halli është që s’i pret kush matanë?”, shkruan Rama.

Ndërkohë kreu i demokratëve tha se Rama është një dështak, që ka 8 vite që është në pushtet dhe bën sikur ka ardhur dje. Sipas Bashës, Rama bën propagandë ndërkohë që shumë familje janë ende nën ujë dhe kanë nevojë për ndihmë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Gazetari flet për vdekjen misterioze të Kosta Trebickës: E gjetën gjallë në mëngjes…

Në emisionin “Opinion” dje u fol për disa nga vrasjet më të çuditshme dhe se si u zgjidhën ato. Nga...

Jo vetëm Kina dhe Koreja e Veriut, ja shteti i ri ku Putini po rekruton ushtarë

Raportohet se Rusia po përpiqet ta përfshijë Laosin në luftën në Ukrainë. Nën pretekstin e bashkëpunimit humanitar, Moska thuhet se është gati të organizojë...

Rastet e fruthit në SHBA arrijnë nivelin më të lartë në 33 vite

Numri i rasteve të fruthit në Shtetet e Bashkuara ka arritur në 1,277 që nga e premtja, duke shënuar nivelin më të lartë që...

Netanyahu nominon Trump për Çmimin Nobel për Paqen

Gjatë një darke në Shtëpinë e Bardhë të hënën, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i dhuroi ish-presidentit Donald Trump një letër nominimi për Çmimin Nobel...

Opozita ka ik me pushime në plazh/ Rama bëhet gati për zgjedhje në Tiranë

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula shprehu bindjen se zgjedhjet e pjesshme për katër bashki të vendit, do të zhvillohen në muajin gusht. Sipas tij...

Lajme të tjera

Web TV