Ja pse duhet të mbrohemi nga Covid-19/ Mjekët tregojnë çfarë po ndodh me mushkërite e njerëzve që e kanë kaluar virusin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ndër organet që prek Covid-19 dhe lë pasoja të rënda pacientët janë mushkëritë. Një kirurge ka zbuluar se mushkëritë e personave që kanë kaluar Covid-19 janë shumë herë më të dëmtuara se të atyre që janë duhanpirës.

Mjekja Brittany Bankehead-Kendall ka trajtuar mijëra pacientë që kur shpërtheu pandemia ë muajin Mars në Teksas. Ajo thotë se mushkëritë e duhanpirësve janë të dëmtuara, por të pacientëve që kanë kaluar koronavirusin janë “thuajse të bardha”, gjë që tregon se ka mungesë të kalimit të ajrit në organe.

“Unë nuk e di kush ka nevojë ta dëgjojë këtë, por mushkëritë pas Covid-19 duken shumë herë më keq se mushkëritë e duhanpirësit më të ‘tmerrshëm’ që kemi parë ndonjëherë. Ato bllokohen dhe më pas mpiksen, më pas shkaktohet vështirësi në frymëmarrje e kështu…”, shkroi ajo në një postim në Twitter dhe i referohej grafive të mushkërive që kanë kryer pacientët.

Në një intervistë për CBS-DFW theksoi se shumë ekspertë kujdesen për nivelin e vdekshmërisë dhe jo për efektet e rënda që lë koronavirusit tek pacientët që i mbijetojnë sëmundjes.

“Të gjithë janë aq shumë të shqetësuar për nivelin e vdekshmërisë së koronavirusit dhe kjo është e tmerrshme. Për të gjithë personat që kanë mbijetuar, ky mbetet një problem”, tha mjekja.

Shpesh herë, koronavirusi shkakton probleme me pneumoninë, e cila ndodh kur mushkëritë mbushen me lëng. Ndërsa qeset e ajrit mbushen me lëng, ato nuk janë në gjendje të marrin shumë oksigjen, gjë që çon në simptoma të tilla si kollitja dhe therja. Studimet kanë gjetur gjithashtu dëmtime të qelizave epiteliale, të cilat bllokojnë rrugët e frymëmarrjes nga hunda në mushkëri, të pacientëve me Covid.

Të fundit

Rama batuta me të riun në Belsh: Po shihte në telefon çfarë po i thoshte zoçka!

Kryeministri Edi Rama pati një moment komik me njërin prej të rinjve në Belsh gjatë takimin elektoral me ta,...

Shtohen fëmijët me spektrin autik, llogariten 6 deri në 14 mijë persona

Numri i fëmijëve me çrregullime të spektrit autik po rritet frikshëm në Shqipëri, por jo vetëm. Në vendin tonë nuk ka shifra zyrtare, por llogaritet...

Syri i njeriut sheh ngjyrën e re ‘Olo’ për herë të parë

Në një eksperiment të ri, shkencëtarët kanë "zbuluar" një ngjyrë krejt të re, një ngjyrë që ata thonë se nuk është parë kurrë më...

Balluku prezanton projektin “Mes Semanit e Vjosës”: Transformohet zona e Darzezës

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka prezantuar projektin “mes Semanit e Vjosës”. Balluku deklaroi se kjo është një nga projektet më...

Maratona e fushatës, Rama në Belsh: “Këtu kishte vetëm ferra e mbeturina”

Teksa po i afrohemi ditës së zgjedhjeve parlamentare (11 maj), kryeministri Edi Rama po zhvillon këtë të enjte një takim me të rinj dhe...

Lajme të tjera

Web TV