Kupa e Gjermanisë zyrtarizon kalendarin e turit të 16-shes, luhet në fillim të shkurtit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndeshjet më të spikatura do të vijnë për sportdashësit drejtpërdrejt në RTSH Sport. Kupa e Gjermanisë në futboll, që është një nga ekskluzivitetet e spikatura sportive të Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar, ka dhuruar spektakël dhe të papritura, që kulmuan në mbyllje të turit të 32-shes edhe eliminimin të fitueses në fuqi të këtij trofeu, Bajernit të Mynihut. Kampionia në fuqi e Evropës u eliminua në mënyrë të pabesueshme përballë skuadrës së Bundesligës së dytë, Holshten Kilit, që barazoi në sekondat e fundit të kohës së rregullt dhe vijoi më pas të ngadhënjente pas lotarisë së 11-metërshave.

Tanimë është zyrtarizuar edhe kalendari i turit të 16-shes dhe do të jetë pikërisht Holshten Kili që do të ngrejë siparin e 8 dueleve, kur të përballet të martën e 2 shkurtit, duke nisur nga ora 18:30, me rivalen e Bundesligës së dytë, Darmshtadtit. Në të njëjtën kohë, skuadra e vetme amatore e mbetur në lojë, Rot-Vajs Esenin, do të sfidojë Bajer Leverkusenin, ndërsa po më 2 shkurt, por duke nisur nga ora 20:45, luhen dy duele të tjera, ku Padebordi i Bundesligës së dytë sfidon Borusian e Dortmundit.
Ndërsa një tjetër përballje midis dy niveleve të sipërme të futbollit gjerman është edhe ajo midis Verder Bremenit dhe Grojther-Fyrthit. Katër duelet e tjera luhen të mërkurën dhe, duke nisur nga ora 18:30, spikat dueli i Bundesligës së parë midis Volfsburgut dhe Shalke 04-ta, ndërsa Lajpcigu sfidohet nga Bokumi i Bundesligës së dytë. Ndërsa duke nisur nga ora 20:45, spikat dueli tjetër i Bundesligës së parë, midis Shtutgartit dhe Borusias së Mënshengladbahut. Në përballjen e fundit, Jahn Regensburgu i Bundesligës së dytë sfidon Këlnin.

Kupa e Gjermanisë
Turi i 16-shes:

Lexo edhe :  Grabitet shtëpia e Michel Platini, 20 trofe zhduken nga vitrina e ish-kreu i UEFA-s

Të martën, 2 shkurt 2021:
Holshten Kil – Darmshtadt 98 (18:30)
Rot-Vajs Esen – Bajer Leverkusen (18:30)
Borusia Dortmund – Paderborn (20:45)
Verder Bremen – GrojtherFyrth (20:45)

Të mërkurën, 3 shkurt 2021:
Volfsburg – Shalke 04 (18:30)
Lajpcig – Bokum (18:30)
Shtutgart – Borusia Mënshengladbah (20:45)
Jahn Regensburg – Këln (20:45)

Të fundit

Alarm për bombë në Prishtinë, anulohet koncerti i Noizyt!

Rap-artisti Noizy ishte planifikuar të performonte mbrëmjen e së martës në një nga klubet më të njohura të Prishtinës,...

Zjarr apokaliptik në Greqi! Flakët “gllabërojnë” zonat malore

Forca të mëdha zjarrfikëse vazhdojnë të luftojnë me zjarret pyjore në vendin ballkanik. Sipas zjarrfikësve, zjarret kanë përfshirë një zonë malore dhe të paarritshme...

Popullsia e Evropës, Shqipëria e 31-ta, Kosova e 35-ta

Nga ROLAND QAFOKU Shqipëria është në vendin 31-të, nga 51 shtete që ka Evropa, për nga numri i popullsisë. Me 2.770.000 banorë, vendi ynë lë...

2018 – Tragjedia e Matit: Zjarri më vdekjeprurës në historinë moderne të Greqisë

Më 23 korrik 2018, një zjarr i furishëm shpërtheu në rajonin e Atikës Lindore, në zonën bregdetare të Matit, vetëm disa kilometra në verilindje...

Harta e re me çmimet e pronave/ Si do ndikojë te procesi i rivlerësimit?

Pas muaj të tërë diskutimesh dhe vonesash institucionale, drafti për rivlerësimin e pronave në vend është drejt finalizimit. Ministria e Financave ka konfirmuar se çmimet...

Lajme të tjera

Web TV