“Tokio 2020”, në udhëkryq të vendimit për mbajtjen e saj, Ministri japonez ngre pikëpyetje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për momentin është vetëm një hipotezë, por a nuk nis gjithçka kështu? Lojërat Olimpike të Tokios edhe mund të anulohen. Për herë të parë një ministër i qeverisë Japoneze pranon këtë mundësi. Shtimi i numrit të të infektuarve me virusin korona dhe shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në 11 qytete të Japonisë shton rrezikun e anulimit të Olimpiadës së këtij viti.
Një ministër i kabinetit japonez, pranoi gjatë mbledhjes së të premtes se “gjithçka mund të ndodhë” me Lojërat Olimpike të Tokios të shtyra nga viti i shkuar në këtë vit për shkak të virusit “Covid-19”. Ai bëhet kështu zyrtari i parë i lartë që pranon pasigurinë në lidhje me Lojërat, ndërsa Japonia dhe vendet e tjera vazhdojnë të luftojnë me virusin dhe numrin e rasteve në rritje të të infektuarve.
Taro Kono, Ministër për Reformën administrative dhe Rregullatore, nuk përjashtoi mundësinë që Lojërat Olimpike të anuloheshin, me Tokion dhe rajone të tjera, aktualisht në gjendje të jashtëzakonshme, të paktën deri më 7 shkurt 2021. Ai është ministri i parë i kabinetit që devijon nga këmbëngulja e Kryeministrit Joshihide Suga se Japonia është në rrugën e duhur për të mbajtur Lojëra “të sigurta”.
Kjo, pavarsisht se një gjendje e jashtëzakonshme u zgjerua këtë javë, duke përfshirë rreth 11 rajone. “Duke patur parasysh situatën e virusit korona, gjithçka mund të ndodhë, – tha Kono, në një konferencë shtypi. – Për këtë arsye, Komiteti Organizator dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), natyrisht duhet të mendojnë për planet rezervë.”
“Megjithëse qeveria jonë po përgatitet me vendosmëri për Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike”, – ka shtuar zyrtari japonez. Presidenti i “Tokio 2020”, Joshiro Mori, tha në një fjalim, para pak ditësh, se një shtyrje tjetër ishte “absolutisht e pamundur”. Mori gjithashtu tha se Japonia do të vendosë në muajt e ardhshëm nëse do të lejojë tifozët e huaj të jenë të pranishëm në Lojërat Olimpike

Të fundit

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 01 mars 2025, dollari amerikan, blihet me 94.5 lekë dhe shitet me 96.2 lekë. Euro, blihet me 98.8...

Nis sot muaji i shenjtë i Ramazanit, presidenti Begaj uron besimtarët!

Presidenti Bajram Begaj uroi sot në ditën e nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit besimtarët myslimanë. “Ramazan sa më të begatë e agjërim sa...

Parashikimi i motit për sot, 1 mars 2025

Si pasojë e kalimit të një sistemi frontal nga Italia drejt territorit Shqiptar do të kushtëzo het mot i paqëndrueshëm. Orët e paradites paraqiten me...

Një aktor shqiptar në serialin “Ertugrul”, si u gjend Nelson Sejdija në produksionin turk

Seriali “Ertugrul” në Tv Klan ka rezultuar një sukses i vërtetë, me rekorde audience në çdo episod. Por ajo që nuk dinim është se...

Egjipti i lashtë, një fabrikë në shkretëtirë ku nxirrej dhe punohej ari

Pas dy vitesh hetime të përpikta arkeologjike, Ministria egjiptiane e Turizmit dhe Antikiteteve ka zbuluar një qytet të lashtë ari, mbi tre mijë vjet të...

Lajme të tjera

Web TV