Qyteti i shkretëtirës Ain Sefra në Algjeri u mbulua me dëborë të mërkurën e kaluar, ndërsa temperaturat arritën në -3C.
Banorët e rajonit Aseer të Arabisë Saudite u dyndën në shkretëtirë për të parë reshjet jashtëzakonisht të rralla të dëborës.
Ka kaluar një gjysmë shekulli që kur temperaturat në provincën jug-perëndimore shkuan në minus. Gjersa janari sjell borë dhe akull në shumë pjesë të botës, shkretëtirat e Afrikës dhe Lindjes së Mesme nuk janë zakonisht në mesin e tyre.
Por këtë muaj janë parë reshje dëbore në Sahara dhe temperaturat në Arabinë Saudite duke u ulur në -2C. Ndërkohë në Arabinë Saudite, vendas dhe të huaj gjithashtu u dyndën në shkretëtirë në rajonin Aseer për të shijuar pamjen e rrallë me borë.