Makina i gjendet e djegur në Pukë, zhduket në Shqipëri ish-arbitri italian

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej 10 ditësh ish-arbitri italian i futbollit Davide Pekoreli është zhdukur pa lënë gjurmë në Shqipëri.

Mediat italiane raportojnë mbi ngjarjen e mistershme, ku ndër të tjera thuhet se biznesmeni italian kishte marrë me qira një automjet tip “Skoda” në Aeroportin e Rinasit dhe rreth tij nuk më asgjë.

“La Nazione” shkruan se automjeti është gjetur i djegur në Gjegjan të Pukës, ndërsa brenda makinës janë gjetur materiale që dyshohet të jenë mbetje njerëzore.

Davide Pekoreli, i cili zotëron një restorant në Lama, bashkia San Xhustion, ka arbitruar gjatë karrierës në Serinë C italiane, si dhe ka shërbyer si arbitër i katërt në Serinë A.

Mësohet se ai është një sipërmarrës ku përtej hotelerisë ka investuar edhe në sektorin e estetikës, ku ka hapur disa parukeri në Milano. Ndër të tjera thuhet se Pekoreli ka investuar dhe në Shqipëri prej një viti si dhe kishte një fëmijë me një shqiptare.

Autoritetet shqiptare ende nuk kanë të dhëna të plota për Pekorelin, ndërsa ngjarja po hetohet në vazhdim. Policia ka njoftuar familjarët e tij duke kërkuar të dhëna plotësuese.

Ai mbërriti në Rinas në 7 janar, dhe mandej mori me qira një automjet tip “Skoda”, por fati i tij mbetet ende mister.

Ajo që familjarët shpresojnë është që ai të ketë humbur qëllimisht gjurmët, pasi mund të ketë qenë në ndjekje nga dikush që mund të ketë dashur ta dëmtonte.

Ata janë në pritje të testit të ADN-së që mund të hedhë dritë mbi historinë dramatike.

Të fundit

SHBA transferon 50 automjete të blinduara sigurie në Kosovë

Shtetet e Bashkuara i kanë transferuar 50 automjete të blinduara sigurie Kosovës, si pjesë e Programit të Artikujve të Tepërt...

Italia fuqizon ekonominë ushtarake

Tregtia e armëve nuk është më vetëm çështje industriale apo gjeopolitike, ajo mbetet një strukturë ekonomike që përfshin qeveritë dhe territoret, një sistem i...

Dashuri në një klimë të ftohtë: Putin dhe romanca e tij me Trump në Alaska

Nga David Smith, The Guardian Ai ishte momenti kur ai e kuptoi se ishte dashuri e vërtetë. Donald Trump u kthye për të parë Vladimir Putin...

Revoltat në Serbi, lëvizja studentore: Vuçiç po e dërgon vendin në luftë civile

Shumë media gjermane kanë raportuar për trazirat e fundit në Serbi. Pamje nga Novi Sadi dhe Beogradi u transmetuan në edicionin kryesor të lajmeve...

“Ti s’ke kënduar, s’do marrësh lekët”/ Shpat Kasapi rrëfehet për sherrin në dasmë

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka reaguar pas raportimeve se ishte përfshirë në një përleshje gjatë një dasme. Në një intervistë, ai i mohoi kategorikisht...

Lajme të tjera

Web TV