“Luli ka ku fle, të presë për vilën e pestë”/ Veliaj: Ne strehojmë familjet e dëmtuara nga tërmeti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, thotë se vila e 5-të e Lulzim Bashës është absurdi më i madh në një kohë kur, ata që humbën shtëpitë në tërmetin e 26 Nëntorit presin dita-ditës të hyjnë në shtëpitë e reja që po rindërtohen.

Veliaj vizitoi sot 3 familje që u futën në shtëpitë e reja në Lundër të Farkës, ku theksoi se, detyra parësore është rindërtimi i banesave për njerëzit në nevojë dhe jo vilat e milionerëve.

“Ju më pyetët për vilën e pestë të Lulit, në anën tjetër të kodrës, ku jetojnë milionerët. Por, ata nuk janë halli ynë, vila e 5-të le të presë! Të mbarojë njëherë rindërtimi i të gjitha shtëpive të tërmetit, pastaj vila e pestë e Lulit sepse ai ka ku fle! Puna është të rregullojmë shtëpitë e atyre që nuk kanë ku rrinë.

Në politikë garon për të marrë pushtetin, jo si qëllim, por si mjet për të ndihmuar njerëzit. Për mua, përkufizimi i politikës është të angazhosh qeverinë, parlamentin, njësitë administrative dhe bashkitë, si instrumente për të rindërtuar shtëpitë e tërmetit, të ndihmosh njerëzit, të sjellësh vaksinën. Kurse politika për të pasuruar kunatin dhe për t’i shtuar vetes vilat, apo të vësh gjoba, është politikë e diskretituar”, u shpreh Veliaj.

Familjet që hynë pas një viti të vështirë në shtëpitë e tyre të reja u shprehën mjaft të lumtura.

“Na duket e pabesueshme, si në ëndërr. Edhe shtëpia ka dalë shumë e bukur”, u shpreh Merita Dallashi.

“Ne do vazhdojmë të jemi përditë në terren për të informuar publikun se sfida e kësaj mazhorance, edhe pas 25 Prillit, do të jetë rindërtimi. Fokusi i ditëve në vazhdim do të jetë pranë familjeve, të cilat presin të strehohen në shtëpitë e reja”, u shpreh deputeti Sadi Vorpsi.

Të fundit

Nga miqësitë e mëdha tek telefonata me ish-banoren, Arbër Hajdari flet pas BBV

Opinionisi i BBV Abër Hajdari ka dhënë së fundmi një intervistë teksa ka treguar të gjitha përshtypjet për edicionin...

15 mijë euro ryshfet për banesat sociale në Durrës, zbardhet skema

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar 8 persona të përfshirë në një skemë korrupsioni për...

Basha: Sakrifica e demokratëve s’mund të përdoret për të nxjerrë Metën nga burgu

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bashkëbisedim live në Facebook me ndjekësit e tij, ku ka dhënë përgjigje për pyetjet...

Kryeministri kanadez: Meritojmë respekt nga SHBA, me Trump do të hymë në…

Kryeministri kanadez Mark Carney tha se vendi i tij meriton respekt nga SHBA-të dhe do të hyjë në bisedime tregtare dhe sigurie me Presidentin...

“S’po del më në derë, por anash”, si Suel Çela rekrutoi snajperistin Prekë Kodra

Por komunikimet në Sky ECC kanë zbuluar pikërisht atë që është përballja më e ashpër midis dy prej klaneve më të rrezikshme që kanë...

Lajme të tjera

Web TV