Përplasen 130 makina nga stuhia e dëborës/ Pamje të rënda, mos i shikoni nëse jeni nën 18-vjeç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një stuhi gjigante dëbore është bërë shkas për një aksident të rëndë rrugor në veri të Japonisë, ku 130 makina janë përplasur me njëra tjetrën. Një person humbi jetën e 10 të tjerë mbetën të plagosur nga episodi i rëndë në autostradën e Tohokut në prefekturën Miyagi, në të cilin u përfshinë rreth 200 vete.

Ekipet e emergjencës mbërritën me shpejtësi në vendngjarje për të ofruar ndihmën e parë. Japonia është përfshirë këto javët e fundit nga një i ftohtë i acartë dhe stuhitë e dëborës kanë goditur disa pjesë të vendit, ku reshjet e saj kanë qenë thuajse dy herë më të larta sesa mesatarja e pritshme.

Në kohën kur ndodhi aksidenti, erërat në zonë raportonin të mbërrinin një shpejtësi prej rreth 100km/h. Njerëzit janë bllokuar nëpër makina, dhe punonjësit e ndihmës u kanë ofruar ushqime, pije të ngrohta dhe batanije.

https://www.youtube.com/watch?v=xvo66oTiFrA

 

Të fundit

Arabët kërkojnë Berat Gjimshitin, ofrojnë miliona euro për shqiptarin

Disa lojtarë të përfaqësueses tonë po shqyrtojnë ofertat e ardhura në treg, me shpresën se sezonin e ri do...

Koçiu: 100 milionë lekë në vit për rimbursimin e stomës, përfitojnë 800 pacientë

Për herë të parë, paketat e trajtimit të stomës janë përfshirë në listën e pajisjeve të rimbursueshme nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të...

Pse Ngushtica e Hormuzit është kaq e rëndësishme për botën

Bab as-Salam, “Porta e Paqes”, siç quhet ndryshe “Ngushtica e Hormuzit” në arabisht, për shekuj me radhë është bërë porta hyrëse për një luftë...

Sulmet amerikane në Iran, Khamenei: Armiku ka bërë një krim të madh, duhet të ndëshkohet

Udhëheqësi Suprem i Iranit ka reaguar pas sulmeve amerikane. Ajatollah Ali Khamenei ka bërë deklaratën e tij të parë që kur Amerika bombardoi tre objekte...

Sulmi amerikan në Iran “trondit” tregjet botërore, aksionet globale në rënie

Çmimi i naftës u rrit dhe tregjet e aksioneve ranë ndërsa investitorët reaguan ndaj sulmeve të SHBA-së kundër objektivave bërthamore në Iran. Investitorët reaguan ndaj...

Lajme të tjera

Web TV