Studentja: “Burri i martuar më kërcënoi me video intime, do vazhdojë derisa unë t’i jap fund jetës”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një studente me inicialet L. L. ka rënë viktimë e një burri të martuar, me të cilin ajo ka krijuar lidhje për dy vite me radhë. Por në përfundim, kur vajza ka mësuar se P. T ishte i martuar, sapo ka vendosur t’i japë fund historisë, është gjendur nën kërcënimet dhe shantazhet e tij.

Studentja tregon në polici se ishte prezente në rrjetet socialet facebook dhe instagram. Pas përndjekjes nga burri i martuar, ajo i ka mbyllur të gjitha. “P. T. është nga Vermoshi dhe aktualisht jeton në New York. Më shkroi vetë i pari. Mbasi folëm për një kohë të gjatë dhe komunikuam vazhdimisht, e takova P. T. në Tiranë. Si një vajzë në moshë, mendova se P.T. më donte. Shkëmbyem edhe fotografi dhe video intime. Lidhja jonë zgjati 2 vjet. Në krye të 2 viteve, fillova të dyshoj se P. T. nuk ishte beqar, siç më kishte thënë, por ishte i martuar prej 20 vitesh”.

Studentja shton pranë sektorit të krimeve kibernetike se vendosi t’i japë fund lidhjes dhe ky vendim përkon me kohën kur burri i martuar u largua së bashku me familjen drejt Amerikës. “I mbylla të gjitha rrjetet sociale, por P. T. më shkroi në Whatsapp dhe më kërcënoi. Nëse nuk vazhdoja me të, do i dërgonte tim vëllai videon intime”. E reja kujton se nuk iu përgjigj dhe ish-partneri i saj, nga tre adresa fallco, ka shpërndarë në instagramin e të vëllait fotografitë dhe videot intime.

L. L. shprehet se një veprim i tillë i krijoi gjendje të rëndë psikologjike. “Dua tju them se ky person, nuk ka ndaluar në asnjë moment, videot intime ua dërgoi shoqeve të mia dhe çdokujt që unë kisha pasur shoqëri në facebook. Ai kishte mbajtur shënim çdo njohjen time në rrjete sociale. Po përjetoj situatë shumë të rëndë psikologjike. P.T nuk njeh kufij. Ai do vazhdojë derisa unë të dorëzohem dhe t’i jap fund jetës”.

Lexo edhe :  Meta zbulon pse dështoi në zgjedhje: Më morën listën me 12 mijë votues

Policia thotë që njëri nga agjentët e krimeve kibernetike i ka shkruar nga adresa e tij private burrit të martuar P. T., duke e urdhëruar të mos hapte më adresa të tjera fallco dhe të mos postonte më video intime të studentes.

Bëhet me dije se burri i martuar fillon të kërcënoj edhe oficerin e policisë gjyqësore. Ai i shkruan “Mua nuk më heq të drejtën e fjalës ti, jo. Se ty nuk po të ofendon njeri dhe me ty nuk po bën njeri lojëra. Por ti je shumë i trashë nga mendja. Ti je burrë k…., se po të ishe aq burrë do më tregoje faktet që ke, shkruan Gazeta Si. Ti po mbron një njeri që më bëri denoncim, ti po mbron një njeri që më ka marrë 300 USD. Ti nuk di ta bësh detyrën, por ti je nga ata persona që merr para ose favore seksuale, se kështu e keni ju të Shqipërisë. E keni zemrën e zezë dhe doni vetëm me ba keq. Mos më shkruaj tjetër se kam hallet e mia boll, dhe s’kam mend në kokë që të merrem me k…. si ajo dhe me legena si ti”.

Policia thotë se edhe ky mesazh në adresë të oficerit të policisë është administruar si provë. Nga këqyrja e prefikseve ndërkombëtare, është konfirmuar se numri i telefonit të përdorur në aplikacionin WhatsApp, i përket një shteti në SHBA.

Studentja L.L. e ripyetur nga policia kërkon që P.T. ta lërë të qetë dhe ajo t’i rikthehet jetës normale, meqenëse ai, hap pambarimisht adresa fallco. Për nevoja të hetimit do t’u kërkohet autoriteteve amerikane të dhëna shtesë, thotë policia, e cila ka administruar fashikuj të konsiderueshëm të këtyre kërcënimeve në rrjetet sociale.

“Jemi përpara rastit tipik të një përndjekësi, – deklaroi një zyrtar i policisë”.

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV