Katër viktima dhe dhjetra të plagosur nga shpërthimi i fuqishëm në Madrid

Mediat e huaja bëjnë me dije se viktimat, përfshirë edhe një prift, janë nxjerrë nga rrënojat.

Deri më tani raportohet për katër të vdekur dhe dhjetra të plagosur. Dyshohet se shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur për shkak të një rredhje gazi.

Kujtojmë që nga shpërthimi pak më parë janë dëmtuar disa ndërtesa. Në video dallohen rruga e mbushur me mbeturina të pallateve të dëmtuara nga shpërthimi i fuqishëm.