“Audi” përplas motorin në Divjakë, drejtuesi në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në Divjakë.

Bëhet me dije se një makinë tip ‘Audi’ ka përplasur një motor. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit një M.M, 31 vjeç.

31-vjeçari është në spital nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

“Sot rreth orës 12:50, në aksin rrugor Çermë-Divjakë, shtetasi B. L., 64 vjeç, banues në Çermë, Divjakë, duke drejtuar automjetin tip “Audi” është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin M. M., 31 vjeç, banues në Divjakë.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjes.

Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit, shtetasi B. L., dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit,” njofton policia.