“Deri në datën 6 këtu është luftë, kam prenotuar…”/ Mesazhi i fundit i biznesmenit që u zhduk në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Biznesmeni Davide Pecorelli i cili është zhdukur prej disa ditësh në Shqipëri, kishte menduar të kthehej në Itali në datën 10 janar, por kjo nuk ndodhi dhe tani, familja dhe policia e dy shteteve është duke u munduar të zbardhë ngjarjen misterioze.

“News 24” shkruan për mesazhin e fundit që biznesmeni i ka dërguar një miku të tij para se të zhdukej pa gjurmë.

Në tekstin që ai ka shkruar, Davide i tregon shokut për biznesin që po hapte në Shqipëri.

“Kam hapur show room në një qendër tregtare. Deri në datën 6 këtu është luftë. Kam prenotuar kthimin në datën 10 janar”, është teksti i mesazhit të fundit të biznesmenit.

Përveç hetimeve që po zhvillohen në Shqipëri, mediat fqinje shkruajnë se për zhdukjen e 45-vjeçarit hetime ka hapur edhe Prokuroria e Peruggias.

 Po sipas mediave italiane, një prej punonjëseve të Pecorelli-t i ka rënë numrit të telefonit dhe zilja mësohet se ka rënë disa herë, por askush nuk është përgjigjur.

Ndërkohë rezultatet e ADN-së të kockave të gjetura brenda makinës së djegur dhe sendeve të Davide Pecorelli-t mund të hedhin dritë për fatin e sipërmarrësit italian, të zhdukur në Shqipëri më 6 janar.

Hera e fundit që ai është futur në WhatsApp është data 6 Janar, në orën 16:12, që është edhe dita kur ai humbi gjurmët.

Personi i parë që bëri denoncim për zhdukjen e Pecorellit, në komisariatin e Citta di Castello ishte ish-gruaja e 45-vjeçarit, e cila është shprehur se ai çdo ditë kontaktonte, pasi fliste me fëmijët.

Të fundit

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria...

Furnizimi me ujë, raporti i ERRU-së: Në Kamëz dhe Vorë ka 4-8 orë në ditë

Uji me orar vijon të shoqërojë pjesën më të madhe të bashkive në vend, dhe premtimi i kahershëm për furnizim 24 orë në të...

Lapaj: Kërkoj falje për gabimin, Shabani ka prerë në besë 64 mijë shqiptarë

Në daljen e parë pas debatit publik me Endri Shabanin, kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj rrëfeu se formulën me familjarët në listën e...

Inteligjenca kroate: Ka rrezik tensionesh Kosovë-Serbi

Përshkallëzimi i tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë paraqet një rrezik të vazhdueshëm. Ky fakt bëhet i ditur me anë të një raporti nga Agjencia...

“Edi Rama do punësojë demokratët, plani i tij është afatgjatë për…”

Demokratja, Adriana Kalaja mesa duket ka “zbuluar” së fundmi planin e kryeministrit Edi Rama. Sipas kandidates për deputete në zgjedhjet e 11 Majit, kreu i...

Lajme të tjera

Web TV